Marrëveshja Marku-Xhafaj/
Vasili: Anullojeni,po vjen gjykimi!

Marrëveshja Marku-Xhafaj/<br />Vasili: Anullojeni,po vjen gjykimi!<br>
Kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, ka vijuar akuzat e kësaj partie për të dytën ditë me radhë kundër marrëveshjes së nënshkruar dje nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Brenedshme, për të luftuar me përparësi krimin dhe korrupsionin elitar.

Vasili i sheh Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, si dy njerëz të emëruar nga kryeministri Edi Rama për të persekutuar qytetarët dhe kundërshtarët politikë dhe për të mbrojtur kreun e qeverisë nga krimet e tij.

Vasili ka kërkuar që ky pakt të anullohet dhe ka paralajmëruar se për mazhorancën po afron dita e gjykimit.

Status i plotë i Vasilit në Facebook:

Marreveshjen Marku -Xhafaj anullojeni, mbroni veten te pakten, dita e gjykimit vjen shpejt, mos harroni!...

Trafiku i droges ka tashme mburojen e vet ne drejtesi, marreveshjen Marku-Xhafaj.

Kryeministri, qe udheheq vetë drogen i ka emeruar po vetë keta te dy, pra jane te tre pjese te se njejtes kauze te zeze.

Kryeministri ka shkaterruar zgjedhjet e 25 qershorit dhe i tha policise flakni uniformat dhe beni vota per Partine Socialiste. Eshte kallezuar kryeministri ne Prokurorine e Pergjithshme dhe eshte mbyllur meqe medemek kishte kerkuar falje ne Facebook pas kryerjes se nje krimi shteteror shume te rende.

A ka guxim ta komentoje Xhafaj kete veper penale, qe dezintegroi policine, rendin, sigurine publike ,sigurisht qe jo.

A ka guxim Marku ta rihape kete dosje te mbyllur turperisht ,sigurisht qe jo.Ate 69 votat e rilindjes nuk e kane shpunë aty per te cuar perpara drejtesise kryeministrin.

Po ministren e drejtesise, qe dhunoi kod, ligj e kushtetute e arrestojne dot keta dy te besuarit e kryeministrit?

Po ish ministrin e brendshem te akuzuar nga te gjitha anet brenda e jashte Shqiperise, a e arrestojne dot keta dy besniket e kryeministrit?

Jo dhe jo. Ata jane aty te dy bashke në mareveshjen e turpit per ti mbyllur, per ti mbuluar e per ti groposur keto ceshtje si dhe per te varrosur pa kthim reformen ne drejtesi.

Kjo eshte marrveshje per te arrestuar e perndjekur gjithe shqiptaret, per te ringjallur perndjekjen politike te sigurimit te shtetit dhe per mos denuar kurre trafikantet dhe kryeministrin e tyre.

Anullojeni kete marrveshje kriminale, mbroni veten te pakten, vjen shpejt dita e gjykimit, mos harroni....

s.k/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin