Kërkesat për transferimin e të dënuarve mund të realizohen dhe nga familjarët. Kjo pikë është dakordësuar dje (7 shtator) gjatë një takimi dypalësh mes ministrisë së Drejtësisë dhe përfaqësuesve të Ambasadës Britanike në Tiranë, ku u diskutua mbi zbatimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Anglisë për transferimin e të dënuarve.
Në takimin e zhvilluar në ambientet e ministrisë së Drejtësisë u diskutua për masat konkrete që do të ndërmerren nga të dyja palët, me qëllim garantimin e zbatimit të Marrëveshjes për transferimin e personave të dënuar si dhe mënyrën e shqyrtimit dhe përcjelljes së dokumentacionit në çdo fazë si dhe mbi kohëzgjatjen e procedurës.
“Një takim i frytshëm, ku u diskutua për masat konkrete që do të ndërmerren nga të dyja palët, me qëllim garantimin e zbatimit të Marrëveshjes për transferimin e personave të dënuar. U diskutua mbi mënyrën e shqyrtimit dhe përcjelljes së dokumentacionit në çdo fazë si dhe mbi kohëzgjatjen e procedurës”, njofton Ministria e Drejtësisë.
Përgjatë procesit, institucionet tona gjyqësore dhe ekzekutive do të shkëmbejnë përvojën e tyre me palën britanike, si dhe do të trajnohen me mbështetjen e autoriteteve britanike për procedurën që do ndiqet në zbatim të marrëveshjes së lartpërmendur dy-palëshe”
Në takim ministria e Drejtësisë u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu.
Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar u miratua më 19 korrik nga qeveria shqiptare.
Transferimi do të bëhet me dhënien e pëlqimit të personave të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të jetë dhe në varësi të kapaciteteve që kanë burgjet tona.
Ndërkohë nga një dokument të publikuar nga "The Telegraf" Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të marrë të 200 burgosurit më të rrezikshëm shqiptarë në burgjet e saj sipas marrëveshjes së ratifikuar këtë javë.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
36.4%
-
Jo
54.2%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 685
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivistja Greta Thunberg arrestohet në protestën pro-palestineze në Londër
23 Dhjetor, 16:31
-
Britania e Madhe i rikthehet programit Erasmus, Londra dhe Brukseli bien dakord për rihapjen e shkëmbimeve studentore
17 Dhjetor, 15:17
-
Mbreti Charles flet për luftën e tij kundër kancerit: Trajtimi po shkon shumë mirë, diagnoza e hershme më ka shpëtuar jetën
13 Dhjetor, 07:36
-
Media britanike: Tirana, qyteti më i preferuar evropian për britanikët, fluturime direkte nga Liverpuli në 2026
11 Dhjetor, 08:31
-
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos! Balliu: SHBA e BE duan figurë të pavarur nga politika
10 Dhjetor, 22:28
-
Shpërthen virusi i rrezikshëm në Britani, çfarë është H3N2? Eksperti i Shëndetit Publik: Fëmijët dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruese më të rrezikuarit
10 Dhjetor, 14:08
-
Britania ofron para për emigrantët shqiptarë që të kthehen vullnetarisht në atdhe, avokati: U japin nga 1500 paund në 2 këste! Shumë prej tyre nuk kanë pranuar (VIDEO)
9 Dhjetor, 09:48
-
Nga arti te solidariteti/ 'Zëri i Trashëgimisë 2025' koncerti në Londër me artistë nga Diaspora që do të përkrahë financiarisht fëmijët e minatorëve të rënë në Bulqizë
29 Nëntor, 12:56
-
‘Ndërmjetës i mafies në Skoci’/ Shqiptari dënohet me 5 vjet burg, ndihmoi bandën shqiptare që ndërtoi një perandori të shtëpive ‘të barit’ në Skoci
27 Nëntor, 10:16
-
Ndoqi me sharrë elektrike oficerin në Britani, shpallet fajtor 32-vjeçari shqiptar (VIDEO)
26 Nëntor, 13:36
-
Nuk arriti të kandidonte për deputet me PS, mjeku Papa i bashkohet partisë ‘antishqiptare’ të Nigel Farage në Britani
24 Nëntor, 12:45
-
Londra rifillon kërkimet për Ilir Kumbaron! Ish-shefi i SHIK-ut të Berishës u dënua për zhdukjen e Remzi Hoxhës! Ja ku u pa për herë të fundit
23 Nëntor, 21:50