"Marrëveshja me CEZ shmangu 
 një borxh të papërballueshëm"

 një borxh të papërballueshëm"">
TIRANË- Kryeministri Rama deklaron se marrëveshja a me CEZ shmangu borxhin e papërballueshëm për financat e shtetit duke e cilësuar betejën në arbitrah si një "Vartelo"për financat shqiptare. Në takimin e 13-të të ministrave të energjisë, kreu i qeverisë tha se sektori energjitik është rimëkëmbur pas reformave të ndërmmara

"Qysh në krye të herës, ne u përballëm përveç borxheve të rënda në sektorin e energjisë, edhe me një mal borxhesh të fshehura dhe të padeklaruara të qeverisë së mëparshme ndaj kontraktorëve të punëve publike apo të shërbimeve publike, që nga ilaçet në spitale deri tek bankat e shkollave, 720 milionë dollarë. Domosdoshmëria jetike për të iniciuar një program të ri nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte e lidhur pazgjidhshmërisht me angazhimin e qeverisë shqiptare për të ndërmarrë reformën e shumëherë shtyrë në sektorin e energjisë, mbi të gjitha, si hallka kryesore e një zinxhiri reformash të shtyra vit pas viti; për shembull, ajo e pensioneve, të cilat kishin krijuar deficite katastrofike dhe haptazi kërcënuese për të ardhmen e afërt.

Edhe Banka Botërore, përpara sesa të ndërmerrte falë reformave, hapin e një programi të ri, që është programi më i madh i mbështetjes për Shqipërinë me 1.2 miliardë dollarë, përcaktoi qartë se gjithçka do të varej nga çfarë do të bënim me energjinë.Për më tepër nënvizoj këtu, që kompania e shpërndarjes së energjisë, jo vetëm ishte në prag të një kolapsi total, me pasojë një blackout të plotë për vendin, por edhe në kushtet e një konflikti të hapur mes shtetit dhe pronarëve privatë të kompanisë, të cilët ishin përzënë forcërisht me polici nga Shqipëria. Nga janari i vitit 2013-të deri në gusht të vitit 2013-të, qeveria kishte imponuar një administrator të sajin në një pronë private, për të cilën nuk kishte ndërmarrë asnjë hap të rikthimit në pronë të vetën. Dhe Shqipëria gjendej edhe në një kërcënim tjetër, të një beteje, të një Vatërloje në arbitrazhin ndërkombëtar, ku malit të problemeve financiare për shkak të gjithë borxhit të akumuluar rrezikonte t’i shtohej edhe një borxh i ri, i papërballueshëm për financat e shtetit."
-tha Rama

Duke folur në mbledhjen e e 13-të e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë, kryeministri tha qeveria e tij e mori sistemin energjitik në një kolaps të vërtetë. Reforma në sistemin energjitik mbetet kryreforma  për qeverinë shqiptare, dhe rezultatte e dy viteve të fundit në këtë fushë janë të prekshme. Për këtë kryeministri  tha se nuk duhet të flitet politikisht por për një cështje që u përket të gjithëve. 

“Nga janari i vitit 2013-të deri në gusht të vitit 2013-të, qeveria kishte imponuar një administrator të sajin në një pronë private, për të cilën nuk kishte ndërmarrë asnjë hap të rikthimit në pronë të vetën. Dhe Shqipëria gjendej edhe në një kërcënim tjetër, të një beteje, të një Vatërloje në arbitrazhin ndërkombëtar, ku malit të problemeve financiare për shkak të gjithë borxhit të akumuluar rrezikonte t’i shtohej edhe një borxh i ri, i papërballueshëm për financat e shtetit.”,- tha Rama. 

Për kryeministrin tregu iu përbashhkët rajonal i energjisë është zgjidhja  më e mirë që mund të ofrohet në këtë drejtim.

Fjala e Kryeministrit në Ministerialin e 13-të të Komunitetit të Energjisë 

Edhe Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, është i të njëjtit mendim me kryeministrin. “Zgjidhja miqësore e mosmarrëveshjes me CEZ-in ishte e duhura pasi Shqipëria aspiron për tu anëtarësuar për në BE". 

Kopac nënvizoi se kjo qeveri duhet përgëzuar për këtë marrëveshje që sipas tij nuk shton konfliktet por i jep mundësi Shqipërisë për t'u integruar sa më shpejt në BE"

“Ne vetëm mund ta përgëzojmë qeverinë shqiptare që gjeti kurajën e duhur për të nënshkruar dhe për ta miratuar dhe në parlament një zgjidhje të mirë miqësore të kësaj mosmarrëveshjeje dhe që tashmë po ecën kaq mirë me reformat e energjisë elektrike”, u shpreh Kopaci. 

​Këtë deklaratë Janez Kopaci e ka dhënë në mbledhjen e 13-të të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë mbajtur në Tiranë. Çështja e CEZ prej javësh është kthyer në qendër të vëmendjes pasi opozita akuzon qeverinë për një marrëveshje korruptive.


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta