Marrëveshja e nënshkruar ditën e djeshme mes Ministrisë së Energjitikës së Shqipërisë dhe kompanisë prestigjioze gjermane Max Streicher për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Itali ka tërhequr edhe vëmendjen e Reuters.
Në një artikull të gjigantit mediatik, nënvizohet marrëveshja e firmosur nga Ministri Gjinkuri dje në Mynih, dhe ku në bazë të së cilës, Max Streicher do të investojë 200 milionë euro për linjën energjetike me Italinë.
Reuters citon edhe dekalratën e bërë nga ministri Gjiknuri sipas së cilës, “realizimi i këtij projekti krijon mundësi të mëdha për investime në sektorin e energjisë në Shqipëri, veçanërisht energjisë së rinovueshme”.
Po ashtu Reuters citon edhe fakti se “ky projekt shihet me shumë interes nga Bashkimi Evropian pasi i shërben sigurisë energjetike, dhe integron rajonin e Evropës Juglindore në tregun evropian të energjisë.”
Në përfundim të artikullit, Reuters thekson se marrëveshja e djeshme është në vijimësi të reformave të ndërmarra nga ana e qeverisëk, mes të cilëve projekti i gazsjellësit TAP si dhe aksioni kundër vjedhjes së energjisë dhe humbjeve në rrjet.
Sipas Reuters, marrëveshja me Max Streicher vjen pas Gjermania financoi, gjysmën si kredi dhe gjysmën si grant, të ndërtimit të linjës së transmetimit 400-kV në 2013 që lidh rrjetet e Shqipërisë dhe Kosovës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com