Të gjithë dentistët e rinj kanë tashmë mundësinë që të kenë studion e tyre të punës falë bashkëpunimit të Veneto Banka me Dental Lider Corsi përmes marrëveshjes së financimit të firmosur në muajin shkurt. Pas kërkesave të shumta të dentistëve të rinj Dental Lider Corsi është bërë pjesë edhe e Panairit Ndërkombëtar të Stomatologjisë i cili po zhvillohet në Tiranë.

veneto banka
 
Edmond Mema, administrator i Dental Lider Corsi shprehet se tashmë mundësitë për të rinjtë që të kenë projektet e tyre janë më konkrete e se Dental Leader Corsi do të jetë gjithmonë aty për t’i mbështetur.

“Sipas marrëveshjes që kemi me Veneto Banka, Dental Leader Corsi u ofron të gjithë dentistëve shqiptarë dhe atyre dentistëve të sapo diplomuar kushte lehtësuese për produktet e Veneto Banka në ndërtimin e studiove që ato kanë. Studentët e sapodiplomuar apo dentistët në punë e sipër, nëpërmjet Dental Leader Corsi paraqesin kërkesat e veta që kanë ato për për kurset e trajnimit profesional dhe këto kërkesa që kanë ne i shqyrotjmë me Veneto Banka dhe Veneto Banka ju ofron këto produkte me kushte favorizuese,” shpjegon administratori Mema.

veneto banka

Po ashtu sipas Memës deri më tani ka patur shumë kërkesa për të qenë pjesë e Dental Leader Corsi pas marrëveshjes me Veneto Banka.

“Me dhjetra dentistë shqiptarë kanë përfituar nga këto produkte të Veneto Banka mundësitë që Dental Leader Corsi ofron nga kurset e trajnimit profesional që Dental Leader Corsi ofron me profesionistë të vërtetë,” thotë Mema.

Ndërkohë marrëveshja mes Bankës Veneto dhe Dental Leader Corsi u jep mundësi të gjithë dentistëve që të aplikojnë për lehtësi.

“Unë i bëj një thirrje dentistëve shqiptarë që t’i afrohen bankove të Dental Leader Corsi, t’i afrohen rritjes së tyre profesionale dhe teknike sepse ndërsa edukimi vazhdon, teknikat gjithmonë përparojnë,” shprehet administratori i Dental Lider Corsi-t.

veneto banka
 
Për të përfituar nga kjo mundësi e shkëlqyer të gjithë dentistët që sapo kanë përfunduar studimet dhe duan të kenë klinikën e tyre mund t’u drejtohen degëve të Veneto Banka për mikrokredi dhe më pas në bashkëpunim me Dental Leader Corsi-n bëhet e mundur edhe paisja me të gjitha mjetet e domosdoshme për klinikat e tyre dentare.

veneto

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)