Marrëveshja, Meta takim 30'
me ish-kryeministrin Berisha

Marrëveshja, Meta takim 30'<br />me ish-kryeministrin Berisha
Presidenti i ardhshëm, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit. 

Takimi mësohet se ka zgjatur rreth 30 minuta minuta.

Në fokus të këtij takimi ka qenë pikërisht marrëveshja e një dite më parë Rama-Basha, e cila pritet të zgjidhë ngërçin ku ka hyrë politika prej tre muajsh. 
automjeti metes
(Automjeti i kryetarit të Kuvendit përpara zyrës së Berishës)

Ky është takimi i parë mes Berishës dhe Metës që nga prilli i 2013-ës, kur LSI prishi koalicionin qeverisës me PD për të firmosur në Shkodër një marrëveshje parazgjedhore me Partinë Socialiste. 

Pas Metës, te Berisha shkon dhe Mediu
Pas vizitës së presidentit të zgjedhur Ilir Meta, në zyrën e Berishës ka mbërritur edhe kryetari i PR, Fatmir Mediu. 

Vizita e Mediut te ish-kryeministri ka zgjatur për disa minuta, ndërsa temë e diskutimit ka qenë situata politike dhe marrëveshja Rama-Basha, e arritur mesnatën e kaluar. 

Data, Mediu: Të na arsyetohet pse s'është 16 korriku
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, insiston se data e zgjedhjeve duhet të jetë ajo që parashikon paketa McAllister, 16 korriku.
 
Komentet e tij Mediu i bëri pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha.
 
"Negociatat po i bën Rama me Bashën. Për ne e rëndësishme është respektimi i paketës McAllister. Data e zgjedhjeve? Z.Basha ka përgjegjësinë maksimale për këto negociata. 

Data ka qenë 16 korrik, nëse ka një datë tjetër duhet të ketë një arsyetim logjik se pse ka një datë tjetër. PD dhe PR kanë qëndrime të përbashkëta. Z.Basha nuk flet vetëm në emër të PD-së, por edhe të partive të tjera aleate", u
shpreh Mediu. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan