Marrëveshja e 2019-ës për investimin 6mln euro në 5 vjet, si parashikohet të menaxhohet Parku Arkeologjik i Bylisit dhe qyteti antik i Klosit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka mbajtur këtë mesditë në ambientet e Parkut Arkeologjik të Bylisit një dëgjesë publike për përgatitjen dhe hartimin e Planit të Menaxhimit të këtij Parku dhe qytetit Antik të Klosit.
Plani i Menaxhimit në fjalë, me vizion fillestar 5-vjeçar, është përgatitur nga AICS (Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Tiranë) falë financimit të Bashkimit Evropian  në kuadër të projektit IPA 2018 ("BE për Zhvillimin ekonomik drejtuar nga turizmi, zhvillimi ekonomik dhe vendor me fokus mbi trashëgiminë kulturore"), të nënshkruar mes Komisionit Europian dhe Qeverisë. Gjatë dëgjesës, përfaqësuesi i AICS-së, ka qenë Ilir Paragoni, që aktualisht mban pozicionin e drejtuesit të Projektit "BE për Zhvillimin-Ekonomik..., me në fokus  Trashëgiminë Kulturore".


"Në vitin 2019 Qeveria e Shqipërisë ra dakord me Delegacionin Europian në Tiranë për një investim me vlerë 6 milionë euro në një periudhë 5-vjeçare për projektin e Parkut Arkeologjik Bylis përmes ndërhyrjeve të rëndësishme konservuese restauruese në monumentet e Parkut Bylis, përmirësimit rrënjësor të vlerave të trashëgimisë kulturore, krijimit të faciliteteve për rritjen e fluksit dhe kualitetit të vizitave turistike  dhe një impakt pozitiv të këtyre ndryshimeve  në zhvillimin ekonomik të zonës së Mallakastrës përmes turizmit kulturor", theksohet në plan draft.


Në mbështetje të AICS dhe MEKI-t janë edhe rajoni Emiglia-Romagna dhe Universiteti i Bolonjës, me institucione të tyre të specializuara.
Institucionet përftuese sipas plan-draftit janë: Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, Instituti i Arkeologjisë, Akademia e Shkencave, Administrimi i Parkut dhe Bashkia Mallakastër.
Vizioni i planit të menaxhimit
Vizioni, siç citohet në draft-planin e menaxhimit konsiston në "Ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të pasura të qyteteve antike të Bylist dhe të Klosi, që do të kontriubojë në formimin e një modeli frymëzues për zhvillimin e qëndrueshëm lokal, edukimin përmes kulturës dhe rritjen  e ofertës turistike duke garntuar që trashëgimia kulturore të mbetet një burim i identitetit kombëtar për brezat e ardhshëm".

Vizioni do të zhvillohet në sajë të :

a) Propozimit të ndërhyrjeve restauruese dhe konservuese
b)Zbatimit të projekteve dhe organizim të administrimit bashkëkohor të PAB
OBJEKTIVAT
Objektivat ndahen në tre faza
1.Afatshkurtër 2024-2026 
-(Ruajtje, konservim, restaurim i pasurisë kulturore e arkeologjike)
-Përmirësim i aksesueshmërisë dhe rritja e qëndrueshmërisë së trashëgimisë
-Nxitja e zhvillimit ekonomik
2.Afatmesëm (2027-2029)
-Propozimi i një modeli të qëndrueshëm efektiv për menaxhimin e Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe rrënojave arkelogjike të Klosit
-Hartimi dhe zbatimi i strategjive  dhe udhëzimeve për menaxhimin e PAB dhe rrënojave arkelogjike të Durrësit, bazuar në praktikat më të mira
-Menaxhimi efektiv i burimeve financiare dhe përdorimi për qëllime studimore, për gërmime apo vrojtime arkeologjike në këto zona
-Përcaktimi i një strukture administrimi funksionale me staf të kualifikuar 
3.Afatgjatë (2030+)
-Administrimi i Parkut Arkeologjik të Bylist dhe rrënojave të Klosit si atraksione të mëdha turistike, shndërrimi në qendra të rëndësishme të arsimimit dhe kërkimit shkencor të kulturës materiale ilire , pjesë e trashëgimisë kulturore europiane (...). Për këto rekomandohet:
-Ndalimi i degradimit
-Garantimi i konservimit
-Përmirësimi i prezantimit të aseteve kulturore, arkeologjike e natyrore dhe promovimi i tyre
-Ndërgjegjësimi  dhe rrritja e përfshirjes së komunitetit
Menaxhimi dhe drejtimi
Sa i përket drejtimit e menaxhimit të tyre, draft-plani u referohet modeleve në rajon, por edhe modeleve të reja që po zbatohen aktualisht në Shqipëri (me fondacion të posaçëm si rasti i Parkut të Butrintit apo me fondacion të ngritur nga institucionet e specializuara). "Rezultati do të jetë mbajtja e një strukture funksionale të konsoliduar menaxhimi me qëllim koordinimin e fikas të të gjitha veprimtarive që ndikojnë në PAB dhe Klos si dhe të garantojnë disponimin e burimeve të mjaftueshme që lejojnë zbatimin efikas të PM për PAB dhe Klos", thuhet në plan-draft.
Burimet financiare
Identifikimi i burimeve financiare për implementimin e planit dhe përcaktimi i një plani financiar afatgjatë. Menaxhimi i të ardhurave nga vizitueshmëria si dhe krijimi i partneritetëve dhe mundësive për financim nga donatorë, qeveria dhe organizata ndërkombëtare.

/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit