Marrëveshja Rama-Basha përpos 6 ministrive teknike, përfshin edhe disa drejtori të rëndësishme në vend.
Kështu, si drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve është emëruar Arjan Hoxha.
Hoxha zëvendëson në këtë detyrë tashmë ish-drejtorin e largua nga detyra, Miklovan Kopani.
Ai ne 2014 u shkarkua nga drejtoria e policise me akuzen per fallsifikimin e diplomes.
Emërimi në këtë drejtori i Hoxhës vjen si një masë për kontrollin e disa institucioneve nga opozita si monitorues që administrata shtetërore të mos përdoret nga qeveria për zgjedhje.
Lëvizjet janë fryt i marrëveshjes Rama-Basha të nënshkruar një javë më parë.

(Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve Arjan Hoxha)
Hoxha arrestoi babain e Saimir Tahirit
Hoxha deri në 2013-ën ka mbajtur detyrën e Shefit të Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Gjatë ushtrimit të kësaj detyre, Hoxha u bë protagonist në arrestimin e Bashkim Tahirit, babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Përveç ministrave, marrëveshja PS-PD parashikon edhe zëvendësimin e 5 drejtorive të rëndësishme. Ata janë: Drejtori i OSHEE, Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit, Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Drejtori i pergjithshem i Burgjeve, Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural. Sipas paktit Basha-Rama, kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com