Këtë të enjte pritet që presidenti Trump të jap vendimin e tij përfundimtar sa i përket marrëveshjes për klimën.
Lajmi është bërë me dije nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë në rrjetin social twitter.
Një ditë më parë mediat raportuan se SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit e firmosur në vitin 2015-të nga rreth 200 vende mes tyre dhe Shqipwria.
Akordi që synon të kufizojë ngrohjen globale duke reduktuar dioksidin e karbonit dhe emetime të tjera nga karburante fosile. Ndërsa për Trump shtimi i prodhimit të qymyrit do të krijojë vende të reja pune.
Por ndërkohë kryebashkiaku i Neë York Bill de Blasio sfidon manjatin duke u shprehur se do të respektojë akordin e firmosur nga shumica e shteteve edhe nëse SHBA nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes.
Tërheqja nga kjo marrëveshje ishte një nga premtimet kryesore të Trump gjatë fushatës presidenciale prandaj edhe mediat i bëjnë jehonë faktit se manjati do të tërhiqet.
Edhe gjatë takimit të samitit të G7 në Itali, kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk arriti të jepte një vendim përfundimtar duke shkaktuar pakënaqësi jo vetëm tek liderët e 7 vendeve më të industrializuara.
Tërheqja e SHBA nga marrëveshja klimatike e Parisit do të ishte zhgënjyese, por BE është gati për të marrë rolin e liderit global lidhur me çështjen.Kështu i është përgjigjur Komisioneri Europian për energjinë Maros Sefcoviç raportimeve në mediat se Ëashington do të tërhiqej zyrtarisht nga marrëveshja.
Udhëheqësit e BE dhe Kina janë zotuar se do të vijojnë me marrëveshjen e Parisit pavarsisht vendimit të Trump.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com