Marrëveshja Rama-Basha, Duka:
I lumtur, uroj zgjedhje të dekadës
Agron Duka, njeri prej dy iniciatoreve të tryezes së sotme ku u arrit marrëveshja midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është shprehur se vërtet i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje.
Agron Duka, njeri prej dy iniciatoreve të tryezes së sotme ku u arrit marrëveshja midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është shprehur se vërtet i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje.
“Në këtë orë të vonë ndjehem vërtet i lumtur që më në fund përpjekja ime dhe e zotit Mediu si dhe vullneti i të gjithë homologëve tanë më në fund rezultuan me sukses. Shpresoj që kriza të tilla të mos përsëriten më dhe uroj që këto zgjedhje të jenë vërtetë ashtu siç i kemi dëshiruar prej dekadash, të lira dhe të ndershme”, shkruan Duka në Facebook.
Deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ka vijuar takimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në ambientet e kryeministrisë, takim ky që filloi që prej orës 22:00 të mbremjes së djeshme.
Për më shumë se tre orë pas takimit ‘kokë më kokë’, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha që u zhvillua në sallën “Pjetër Arbnori” u arrit një marrëveshje mes dy palëve, duke i dhënë kështu fund ngërçit politik në vend, i cili kishte më shumë se tre muaj që nuk po gjente zgjidhje. Ashtu siç edhe u deklarua nga çadra nga Basha është arritur një marrëveshje, detajet e së cilës nuk janë bërë publike.
Ashtu si ka rënë dakord palët politike detaje do të bëhen të ditura në orët në vijim ku do të ketë një komunikim publik.
“
Kemi një marrëveshje të bazuar në paketën “McAllister” që është propozuar edhe nga SHBA. Ajo do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm pas detajimit do të kemi një komunikim publik”, tha Basha pas takimit.
Sipas asaj që tha kreu i opozitës kjo marrëveshje është fryt i përpjekjeve të qytetarëve në protesta dhe ndihmës së ndërkombëtarëve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
80%
-
E Komitetit Olimpik
11.1%
-
E qeverisë
8.9%
Vota total: 575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Kontrolle në akset kombëtare të rrethit Krujë, në kërkim të personave që qarkullojnë me armë
11 Gusht, 21:02
-
Temperaturat e larta dhe turizmi i bënë më të kripura çmimet në Shqipëri! Shtrenjtohen kondicionerët, qiratë, ushqimet e pijet alkoolike
11 Gusht, 20:49
-
Zjarri në Gorisht dhe Gjormë të Selenicës, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve
11 Gusht, 20:28
-
Në kërkim prej 4 vitesh për plagosje, momenti kur policia prangos në banesën e tij 39 vjeçarin
11 Gusht, 20:17
-
Mero Baze: Berishën e tërbon Shqipëria krenare, që e injoron atë
11 Gusht, 20:02
-
Zjarri në fshatrat e Delvinës, përgjegjësi i zjarrfikësve: Janë krijuar nga dora e njeriut! Ndodhen 110 forca në terren
11 Gusht, 19:51
-
Celion Dion kritikon Donald Trump për përdorim të paautorizuar të këngës së filmit Titanik
11 Gusht, 19:49
-
Ylli Pata: Nga lufta e çadrave te sherri olimpik: Fjalëkryqi i karuselit opozitar
11 Gusht, 19:23
-
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan
11 Gusht, 19:16
-
LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët
11 Gusht, 19:02
-
Greqi/ Tymi mbulon Athinë, zjarri përfshin dy rajone pranë kryeqyetit, digjen disa shtëpi
11 Gusht, 18:50
-
Pogradec/ Në kërkim prej 4 vitesh për plagosje me armë, vihet në pranga 39 vjeçari (EMRI)
11 Gusht, 18:40