Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fokus të së cilës është modernizimi i Forcës ajrore. Mësohet se Xhaçka do të takohet më sekretarin të Mbrojtjes, Patrick M.  Shanahan.

Ministrja e Mbrojtjes do të nënshkruajë gjithashtu një marrëveshje për modernizimin e Forcës Ajrore. Kjo marrëveshje me Departamentin e Mbrojtjes parashikon marrjen e disa helikopterëve Black Hawk, duke përfshirë mirëmbajtjen tyre dhe trajnimin e personelit që do t’i përdorë ata.

Ndërkaq, një vit më parë, ministrja e Mbrojtjes u prit nga sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, James Mattis