'Marrëveshja tregtare: Faza një'/ SHBA dhe Kina nuk bien në akord për uljen e tarifave në të ardhmen

'Marrëveshja tregtare: Faza një'/ SHBA dhe Kina nuk bien në akord për uljen e tarifave në të ardhmen

Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk kanë arritur në një marrëveshje për uljen e tarifave në të ardhmen, pavarësisht dakordësisë për nënshkrimin e fazës së parë të marrëveshjes për uljen e tarifave. Lajmi u konfirmua nga Sekretari i Thesarit Steve Mnuchin dhe Përfaqësuesi i Tregtisë amerikane Robert Lighthizer gjatë një deklarate.

"Nuk ka marrëveshje të tjera verbale ose me shkrim midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për këto çështje, dhe nuk ka asnjë marrëveshje për uljen e tarifave në të ardhmen", thuhet në deklaratë.

Ditën e sotme pritet nënshkrimi i fazës së parë të marrëveshjes së tregtisë prej 86 faqeve në Shtëpinë e Bardhë, midis Trump dhe Zëvendëskryeministri kinez Liu He sikurse është planifikuar .

Së fundmi, administrata Trump kishte vendosur tarifa me vlerë 550 miliardë dollarë për produktet kineze, ndërsa Kina tarifa në vlerë prej 185 miliardë dollarë të mallrave amerikane.

Mediat amerikane raportuan më herët se Shtetet e Bashkuara mund të ulnin disa tarifa nëse Kina do të ishte më bashkëpunuese me kushtet e marrëveshjes tregtare Faza e parë.

Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Thesarit dhe Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA nuk pranuan të konfirmojnë nëse është vendosur një rishikim i marrëveshjes për më vonë.

Si pjesë e marrëveshjes tregtare Faza-Një, Kina do të forcojë rregullat e pronësisë intelektuale, do të rrisë blerjet bujqësore dhe do të hap sektorin e saj financiar.

Në kthim, administrata Trump ra dakord të ulë një tarifë prej 110 miliardë dollarësh për disa produkte që pritej të hynin në vend në shtator, si dhe të vonojë përshkallëzimet e planifikuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë