Marrëveshja, Vasili: Të hedhin 
hi syve, kriza ishte artificiale

Marrëveshja, Vasili: Të hedhin <br />hi syve, kriza ishte artificiale
Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të shprehë rezerva për marrëveshjen Rama-Basha, e konkretizuar 24 orë më parë 

Kreu i LSI Petrit Vasili tha nga një takim me të rinjtë sot në kryeqytet se "kriza e prodhuar muajt e fundit nga PD ishte artificiale dhe në fund u pa që ishte një fishekzjarre që dogji shumë të ardhura të ekonomisë së vendit"

“E kemi ngitur politikën mbi një themel moral, sinqeritet, fjala e mbajtur, modestia. Themeli ynë politik ka qenë dhe mbetet programe të vërteta… i hedhin hi syve elektoratit, i përdorin ata të marrin votën e radhës dhe pastaj të kthejnë shpinën e radhës.

Ne kemi bazuar themelin tonë edhe ne politikë, me parjen sy më sy, me uljen gju më gju. Synimi ynë për të qeverisur vendin vjen nga një bazë shumë e shëndetshme, politika të cilat shpikin furtuna në gotë, kriza artificiale për t’i shtuar vetes rëndësinë, por duke u treguar edhe më artificialë sec janë, për të prodhuar kriza që pastaj pa u kuptuar marrin disa përgjigje që askush s’i kupton por që s’kanë përgjigje për qytetarët, kjo nuk është politika jonë, as qasja jonë.

Edhe ato që ndodhën muajt e fundit, rrufetë e ndërsjelljta që u dukën më së fundi që në vend të rrufeve të vërteta ishin fishekzjarre që dogjën shumë para të ekonomisë shqiptare ishte provë e vetme edhe e bindjes që njerëzit krijuan, që LSI me sinqeritet u investua edhe në zgjidhjen e asaj krize për të zgjidhur halle të popullit, këtë e kemi bërë me bindje, do e bëjmë dhe në të ardhmen
”, deklaroi Vasili.

Mehmetaj: Pakti Rama-Basha, pazar për karrige
Ndërkohë, deputetja Kejdi Mehmetaj e quajti pazar marrëveshjen mes Ramës dhe Bashës. 

“Sot është një ditë e mirë, është një ditë e bukur sepse sot jemi më të qetë që më në fund gjërat i pamë me sytë hapur dhe kuptuam se kush janë ata që mendojnë vërtetë për qytetarët, kush janë ata që mendojnë për të ardhmen e vendit dhe kush janë ata që me të vërtetë mendojnë për të rinjtë shqiptarë.

Sot jemi me sy të hapur sepse e pamë edhe nga këto tre ditë që kaluan që ndërkohë që klasa aktuale politike shqiptare, dikush aty nga stolat e çadrës dikush nga karriget e zyrave mendonin si të ruanin ato pozicionet që kanë edhe të bënin ato pazaret e vogla, por shumë të njohura shqiptare, ndërkohë që ju të rinjtë shqiptarë, një nga 3 të të rinj janë të papunë
”, tha deputetja e LSI.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur