Marrëveshja“Brexit”, Angela Merkel: BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar janë ende larg

Marrëveshja“Brexit”, Angela Merkel: BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar janë ende larg

Angela Merkel dhe Theresa May

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar janë ende larg marrëveshjes për “Brexit”, ndërsa i ka kërkuar Theresa May ta shohë mirë planin “Chequers”.

Liderja gjermane gjithashtu ka këmbëngulur se biznesi duhet të sqarohet për formën që do të marrë kjo marrëdhënie në të ardhmen ndërsa diskutimet e zhvilluara në Angli nuk janë dhe aq të qarta sipas saj.

Mirëpo Merkel u kujdes të theksonte edhe një herë se Londra nuk do të lejohet të zgjedhë pjesët që kërkon nga tregu i përbashkët i BE-së, duke rrëzuar kështu disa fragmente të rëndësishme të draftit “Chequers” të kryeministres britanike May.

Gjithashtu edhe krerët e bllokut e kundërshtuan fort planin e May-t në Salzburg javën e kaluar.

Presidenti i Këshillit evropian Donald Tusk ka deklaruar tepër i bindur se projekti që parashikon qëndrimin e Britanisë së Madhe në tregun e përbashkët për mallrat, por jo për shërbimet, nuk ka për të funksionuar si projekt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë