Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar ditën e djeshme se kishte pasur progrese në negocimet mbi Brexit disa ditë nga një samit evropian thelbësor, e cila ka paralajmëruar se “djalli fshihet në detaje”.
Merkel ka vlerësuar se “Ka progres”, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin holandez, Mark Rutte në Hagë.
Por gjithçka zgjidhet vetëm atëherë që gjithçka është zgjidhur.
Shpresoj se do të ketë progrese javën e ardhshme. Ne jemi të lumtur që ka bisedime intensive por djalli fshihet në detaje.
Angela Merkel
Mirëpo këto deklarata vijnë një javë para se krerët evropianë të mblidhen në Bruksel për atë që mund të jetë shanci i fundit për të arritur një marrëveshje mbi modalitetet e ndarjes mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.