Marrëveshja/ EUROPOL me seli në Tiranë, tjetër goditje për krimin e organizuar

Krimi i organizuar në Shqipëri, me të gjitha format dhe shtrirjet e tij, pritet të marrë shumë shpjet një tjetër goditje. Shqipëria do të thellojë bashkëpunimin me EUROPOL, agjencinë që mbështet 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizimit. Oficerë ndërlidhës të Policisë Europiane (EUROPOL) do të vendosen me seli në Tiranë, me qëllim mbështetjen e autoriteteve shqiptare në luftën kundër të gjitha formave të krimit të organizuar.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe EUROPOL-it për oficerët ndërlidhës është depozituar në Kuvend, për t’u shqyrtuar në komisionet parlamentare dhe më pas miratuar në parlament. Oficerët ndërlidhës të EUROPOL-it do të vendosen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa pritet të japin kontribut edhe në lehtësimin e shkëmbimit të informacionit ndërmjet Shqipërisë, EUROPOL-it dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. “Oficeri (ët) ndërlidhës të EUROPOL-it do të vendoset në selinë, ku do t’i sigurohen të gjitha lehtësirat e nevojshme, si ambienti i zyrës dhe pajisjet e telekomunikacionit. Pajisjet e telekomunikacionit do të mbulohen nga EUROPOL-i”, thuhet në marrëveshje.

Marrëveshja përcakton statusin e oficerit ndërlidhës, ku parashikohet se Shqipëria, brenda territorit të saj, do t'i japë zyrtarit ndërlidhës të EUROPOL-it të njëjtat privilegje dhe imunitete si ato të akorduara nga Shqipëria për shtetet anëtare, me gradë të krahasueshme të stafit të misioneve diplomatike të vendosura në Shqipëri. Pakti përcakton gjithashtu metodat e punës, ku parashikohet se gjatë shkëmbimit të informacionit oficeri ndërlidhës i EUROPOL-it do të komunikojë me pikat kombëtare të kontaktit dhe me autoritetet kombëtare kompetente, siç është përcaktuar në marrëveshje ose në ndonjë entitet tjetër specifik brenda Shqipërisë, i dedikuar për këtë qëllim. 

Largimi i oficerit 
Marrëveshja përcakton mënyrën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe përgjegjësive, kushtet e largimit të oficerit apo ndalimit për të hyrë në zyrë, modalitetet për ndryshimet që mund t’i bëhen marrëveshjes, modalitetet për përfundimin e marrëveshjes nga palët dhe autoritetin që do ta zbatojë, në rastin konkret Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. “Në rastet konfliktit mes Shqipërisë dhe EUROPOL-it, ose mes Shqipërisë dhe oficerit ndërlidhës të EUROPOL-it, Shqipëria ka të drejtë të ndalojë hyrjen në zyrat qendrore të oficerit ndërlidhës të EUROPOL-it. Kur ekziston një konflikt serioz ndërmjet Shqipërisë dhe oficerit ndërlidhës të EUROPOL-it, Shqipëria ka të drejtë t’i paraqesë një kërkesë EUROPOL-it për zëvendësimin e tij”, thuhet në marrëveshje. 

Roli i EUROPOL-it
Policia Europiane (EUROPOL) do të japë kontribut në Tiranë për lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mes Shqipërisë dhe vendeve të BE, në kudër të luftës kundër krimit të organizuar. Gjithashtu, EUROPOL ofron analiza operative në mbështetje të veprimeve të policisë si dhe krijon raporte strategjike për vlerësimin kërcënimeve dhe analizimin e krimeve, të bazuara në informacionin dhe informatat e dhëna nga shtetet anëtare dhe palët e treta. EUROPOL ofron ekspertizë dhe mbështetjes teknike për hetimet dhe veprimet e kryera brenda BE-së nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë ligjore të shteteve anëtare të interesuara.

Misioni i EUROPOL-it

EUROPOL-i mbështet organet e zbatimit të ligjit kundër:
-Trafikimit të drogave të paligjshme
-Rrjeteve të emigracionit të paligjshëm
-Terrorizmit
-Falsifikimit të  parave (falsifikimit të euros) dhe mjeteve të tjera të pagesës
-Trafikimit të qenieve njerëzore (duke përfshirë dhe pornografinë me fëmijë)
-Trafikimit të paligjshëm të automjeteve
-Pastrimit të parave

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 05/10/2018 11:56

    Kte pune e ben celentanua e qan edhe tani

    Përgjigju
  • bledi 1: 05/10/2018 10:02

    o bo bo ca do bojne PD LSI po ju vjen era burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë