Prania e një kompanie si SHELL përbën një arsye më shumë për kompanitë e tjera për ta parë Shqipërinë, jo sikur shkruhet në mediat të ndryshme në Europë apo sikur e dëshirojnë forca të ndryshme që janë kundër BE, por si një vend që përderisa investon SHELL mund të investojë kushdo.
Këtë vit bëhen 100 vite nga zbulimi i parë i rezervave të para të zbulimit të naftës në Shqipëri në vitin 1918” tha kryeministri. Rama theksoi se kompania SHELL do të nisë kërkimin në Bllokun 4 dhe vijon programin e zbulimit të naftës, mbi bazën e pritshmërive të larta që janë krijuar nga kërkimet e deritanishme në Blloqet 2 dhe 3.
d.b/shqiptarja.com
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)