Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se bllokada detare e SHBA-së ndaj Iranit do të mbetet në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje ose, sipas tij, "një dorëzim i plotë".

Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump akuzoi udhëheqjen iraniane për hipokrizi, duke pretenduar se Teherani kërkon një takim dhe ka nisur negociatat, ndërsa njëkohësisht deklaron publikisht se nuk po zhvillon asnjë bisedim me Shtetet e Bashkuara dhe se kontaktet i ka vetëm me Omanin.

"Udhëheqja iraniane është jashtëzakonisht hipokrite. Kërkojnë një takim, disa do të thoshin se po luten për të, bisedimet po nisin dhe të tjera janë planifikuar për të ardhmen e afërt, megjithatë deklarojnë me krenari se nuk po diskutojnë për asgjë", shkroi Trump.

Presidenti amerikan paralajmëroi se presioni ndaj Iranit nuk do të zbutet derisa të ketë një marrëveshje ose, siç u shpreh ai, "një dorëzim të plotë".


Lajmi kryesor:

Donald Trump njofton negociata të reja me Iranin, Teherani e përgënjeshtron! Izraeli: Nuk tërhiqemi nga Gaza, vijojnë sulmet!