Marrëveshje PS-Grup-Qeveri
Rama:Për jetësimin e vendimeveE PLOTE-Marrëveshja mes PS-Grupit e Qeverisë

Marrëveshje PS-Grup-Qeveri<br />Rama:Për jetësimin e vendimeveE PLOTE-Marrëveshja mes PS-Grupit e Qeverisë
TIRANE-Partia Socialiste ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit mes PS-Grupit dhe qeverisë. Marrëveshja ka në objektiv bashkëpunimin dhe mirëkuptimin mes qeverisë, deputetëve dhe PS në mandatin e dytë qeverisës.
 
Kryeministri Edi Rama u shpreh se marrëveshja është një libër rregullash bashkëjetese politike, që synon të çojë në një nivel tjetër bashkëpunimin mes këtyre palëve për të jetësuar vendimet pas besimit të popullit për mandatin e dytë.
 
“Një marrëveshje shumë e rëndësishme mes PS-grupit dhe qeverisë.  Kjo marrëveshje synon që të çojë në një nivel bashkëpunimi mes këtyre palëve, që burojnë nga kontrata me popullin shqiptar.
 
Në funksion të një komunikimi të ri dhe të jetësimit të vendimeve të marra së bashku. Trajtimit në kohë të ankesave. Marrëveshja, pikë referimi për grupin e PS për kabinetin dhe cdo ministër, për sekretariatin e partisë dhe nivelit vendore e qendrore për të jetësuar bashkëqeverisjen me njerëzit.
 
Për marrëveshjen do të referojë Balla, që e falënderoj bashkë me Bushatin për një punë shumë cilësore edhe në bashkëpunim me ekspertë për të hartuar këtë dokument, që është një libër rregullash të bashkëjetesës sonë politike.
 
Dua të rinënvizoj domosdoshmërinë që ne të vazhdojmë të mbetemi besnik të asaj që besoj që të gjithë bashkë mësuam nga leximi i zgjedhjeve të 25 qershorit, nevojës për t’u bërë më të mirë dhe për të qeverisur shumë më mirë nisur nga fakti që shqiptarët na votuan për atë që mund të bëjmë dhe për çka bëmë në 4 vitet e para.
 
Marrëveshja është një pikënisje e cdo dite prej nesh për të bërë më mirë dhe më shumë duke e bërë edhe përpjekjen tonë të përbashkët më të mirë për të bërë më shumë
” tha Rama
 
Mbledhja e grupit të PS këtë herë është zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, ndryshe nga herët e tjera që realizohej në selinë e partisë. 

Taulant Balla zbardh pikat e marrëveshjes tripalëshe:
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë fjalën menjëherë pas kryeministrit Edi Rama, në mbledhjen që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit dhe ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje mirëkuptimi mes PS, grupit parlamentar të PS dhe qeverisë.

Në fjalën e tij, Balla ka zbardhur pikat e kësaj marrëveshjeje, ku në fokus është bashkëpunimi mes tyre për të rritur besimin te qytetarët, si dhe për të qenë më afër këtyre të fundit.

Ndër të tjera, Balla tha se duhet të zhvillohen takime në çdo qark, me deputetët përkatës, ministrat dhe kryeministrin, ku problematikat e tyre madhore të kalojnë për diskutim dhe në Kuvend. 

Çfarë përmban marrëveshja tripalëshe:
Do iu përgjigjemi në kohë kërkesave dhe ankesave të njerëzve, për të vendosur para përgjegjësisë në kohë reale çdo zyrtarë që shkel të drejtat e njerëzve. Për të ruajtur e forcuar kohezionin e brendshëm.

Për të kontribuuar në nivel kolektiv në ushqimin e një klime besimi, të mbështesim reformat. Për t’iu përgjigjur me përkushtim njerëzor detyrimeve ndaj qytetarëve.


Fushat e ndërveprimit 
Organizimi i përbashkët dhe koordinimi mes palëve. Dakordësimi paraprak me çdo ministër. Çdo ministër apo ministre duhet të njoftojë deputetët për pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet publike, si dhe vizitat që bëhen në terren. I deleguari i qarkut organizon mbledhje dhe dëgjesa.

Në takimin mes kryeministrit dhe deputetit të qarkut diskutohen çështje të rëndësishme për qarkun. Për çdo qark, në këtë takim, dakordësohen çështjet që do diskutohen në mbledhje Kryesie. 

Gjatë një viti qeveria mblidhet minimalisht një herë në çdo qark. Takime me komitetin dhe përfaqësues të çdo qarku. Në takim diskutohen çështje të rëndësishme dhe zhvillohet të paktën një herë në muaj, si dhe sa herë është e nevojshme. 


Komisioni i Etikës me propozim të kryeministrit dhe miratim të deputetëve krijohet dhe mbikëqyr mbarëvajtjen e kësaj marrëveshjeje. Komisioni i referohet kësaj marrëveshjeje, statusit të deputetit, rregullores, si dhe rolit në grupin parlamentar. Komisioni shqyrton çështjet me kërkesë të palëve. 

Takimi i kryeministrit me anëtarët e grupit parlamentar dhe ministrat, ku diskutohet strategjia e seancave. Trajtimi i kërkesave të deputetëve lidhur me shërbimet publike, ankesat paraqiten të kryetari i grupit parlamentar. Ato i përcillen menjëherë ministrit përkatës. 


Raporti vjetor i kërkesave dhe ankesave
Në fund të çdo viti hartohet një raport për ankesat dhe kërkesat dhe bëhet analiza si janë adresuar ato. 

Role dhe mjete:
Për të jetësuar këtë marrëveshje, palët angazhohen në marrëdhëniet mes tyre, marrëdhëniet mes qeverisë dhe qytetarëve.

Organizatorët
Grupi parlamentar i PS cakton personat që hulumtojnë mbi çështje të caktuara, pranë kryetarit të grupit shërbejnë dy këshilltarë. Caktohen dy persona që të kujdesen për marrëdhëniet mes palëve.

Caktojmë persona si komunikues me opozitën, kjo synon që për çështje të mëdha të merren mendime ndërlidhëse dhe nga opozita. Palët caktojnë persona si ndërlidhës, ky rol synon të ofrojë sa më shumë palët. 


VIDEO/Mbledhja e grupit parlamentar të PS







  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor