GJENEVË – Zvicra njoftoi sot arritjen e një marrëveshjeje me Bashkimin Europian, (BE), për hapjen e tregut helvetik të punës për shtetasit kroatë, dosje që kishte ndikuar në tendosjen e marrëdhënieve mes Bernës dhe Brukselit gjatë muajve të fundit.
“Këshilli Federal (qeveria zvicerane) bën të ditur se do t’i trajtojë qytetarët kroatë në të njëjtën mënyrë me shtetasit e vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian”, thuhej në një deklaratë të shkruar të ekzekutivit zviceran.
”Duke nisur që nga 1 korriku i vitit 2014, qeveria zvicerane do t’u garantojë shtetasve kroatë të njëjtin akses në tregun helvetik të punës me atë të shtetasve nga vendet e tjera anëtare të BE-së, duke u ofruar atyre të njëjtat kontigjente vendesh pune të cilat kroatët do të mund t’i përfitonin në rast nënshkrimi të Protokollit III (Marrëveshja mbi Qarkullimin e Lirë të Personave)”, theksohej në deklaratë.
Berna veçonte se “kjo masë do të zbatohej deri në arritjen e një zgjidhjeje globale mes Zvicrës dhe BE-së lidhur me qarkullimin e lirë të personave, në rast të kundërt, deri më 9 shkurt të vitit 2017″.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com