Marrëveshjet me Greqinë, Meta
pret në Presidencë Tritan Shehun

Marrëveshjet me Greqinë, Meta<br />pret në Presidencë Tritan Shehun<br>
Presidenti Ilir Meta ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme takimet konsultuese lidhur me kërkesën e Ministrisë së Jashtme për plotfuqishmërinë sa i takon nisjes së negociatave me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Këtë të premte kreu i shtetit ka pritur ish-ministrin e Jashtëm, Tritan Shehu, deputet i PD. Pas takimit, Shehu u shpreh se pala shqiptare mban të fshehtë marrëveshjet me Greqinë, ndërsa theksoi se nga ana tjetër ministri i Jashtëm grek deklaron se marrëveshjet me Shqipërinë janë arritur. 

"Negociatat me Greqinë janë nisur në mënyrë aspak transparente Nga pala shqiptare nuk ka asnjëkonfirmim, asnjë transparencë, por një heshtje të çuditshme, misterioze, kemi një deklaratë të ministrit të jashtëm grek që thotë se është arritur marrëveshja. Por si mund të arrihet marrëveshja pa plotfuqishmërinë e Presidentit? Arrihet njëherë marrëveshja teknike dhe pastaj ajo politike. Unë i besoj ministrit të Jashtëm grek, duke parë", u shpreh Shehu.  

Ai theksoi se zgjidhje për të dy vendet, sa i takon marrëveshjes detare, do të ishte që çështja të dërgohej në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. 
"Marrëveshja për detin, më mirë t'i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për një vendim racional dhe të drejtë. Edhe Greqia nuk ka pse të mos e pranojë këtë. Të gjendet mirëkuptimi për të shkuar sëbashku në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë", tha kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në PD, Tritan Shehu.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024