Marrëveshjet Shqipëri-Greqi
deputeti i PS: Ka 2 vite që punohet

Marrëveshjet Shqipëri-Greqi<br />deputeti i PS: Ka 2 vite që punohet<br /><br>
Në emisionin "Repolitix" nën drejtimin e gazetarit Denis Minga në Report Tv u diskutuan marrëveshjet e arritura mes Shqipërisë dhe Greqisë, rrjedhojë e negociatave Bushati-Kotzias në Kretë dhe Korçë. Ndër çështjet e diskutuara dhe për të cilat ka dakordësi sipas ministrit grek, Nikos Kotzias, është ajo e Detit, shfuqizimi i Ligjit të Luftës, pronat e shqiptarëve në Greqi, apo dhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. 

Deputeti i PS në qarkun e Vlorës, i cili vjen nga radhët e minoritetit grek, Andrea Marto, u shpreh se negociatat Bushati-Kotzias nuk nisën papritur, pasi sipas tij, ekspertët e të dy vendeve kanë vite që punojnë për dakordësimin e çështjeve të diskutuara nga dy ministrat e jashtëm. 

"Për këto marrëveshje, ekspertët punuan vite për të arritur në këto takime. Është punuar përgjatë dy viteve për të arritur këtu", tha Marto. 

Sa i takon minoritetit grek në Shqipëri, Marto tha se me ligjin e ri ka rënë koncepti i zonës minoritare. "Minoriteti grek ka qenë pararojë e zhvillimeve të Shqipërisë deri në ditët e sotme. Minoritarë sot mund të jetë edhe një që jeton në Tiranë, Vlorë, Tiranë. Me ligjin e ri bie koncepti i zonës minoritare. Sa i takon Himarës ka disa qytetarë që deklarohen me kombësi greke. Sipas ligjit, minoritet njihet aty ku i kalojnë 20% të popullsisë. Nëse banorët e një bashkie përbëjnë mbi 20% minoritet, do kenë disa lehtësira". 

Për këtë çështje, analisti Aleksandër Çipa tha se politika ka marrë vendime kundër vullnetit të qytetarëve të Himarës, duke tentuar ndryshimin e realitetit, sipas interesave të Athinës. 

"Pala greke është investuar për një reagim qytetar dhe etnopolitike për të ndryshuar rrjedhjën e përfaqësimit administrativ, dhe kjo është një çështje e kontestuar nga shumica e qytetarëve, edhe për shkak të konteksteve lokale historike që janë injektuar. Kemi edhe një problematikë tjetër. Realitetin e ka ndryshuar politika dhe është produikt i ligjvënësve shqiptarë. Ligji i ndryshuar na jep ne të drejtën të pranojmë verdiktin e zgjedhur nga një kategori qëjanë njohur si filogrekë për t'u quajtur si minoritarë grekë, jashtë vullnetit tonë kombëtarist falë elitës tonë politike", u shpreh analisti Çipa. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë