Marrëzira të përmasave epike

Marrëzira të përmasave epike

Fredi Beleri

A ba, ai njeri është i qelibar. Përtej çdo dyshimi. Fredi Beleri, po ç'thoni tani? I pafajshëm dhe i panjollosur. Si një e virgjër e pa qepur.

Dhe gjithçka që ndodh në Himarën e Shqipërisë greqishtfolëse është planifikuar nga mjerani, antigreku dhe turkofili Edi Rama.

Dhe disi kështu ecim. Me të tilla marrëzira të përmasave epike, matur me metrin e marrëzisë së helenofrenisë së famshme dhe të pamposhtur. Domethënë, Fredi Beleri është i miri. Dhe Edi Rama i keqi. Dhe pse është Fredi Beleri i miri? Sepse thotë është grek. Dhe pse Edi Rama është i keqi? Sepse është shqiptar.

Me pak fjalë, çdo grek është i mirë dhe çdo shqiptar është i keq. Të bie në shesh, të

përpëlitem nga të qeshura të pandërprera dhe shurdhuese. Këtu as për të afërmit e mi më të afërt nuk e vë dorën në zjarr. As, fjala që bie, për veten time. Dhe do rri të mbështes, me fanatizëm, një farë Fredi Beleri sepse u votua si kryetar i bashkisë së Himarës? Nuk jemi në terezi.

Le që të njëjtën gjë do të thosha për shumicën e kryebashkiakëve në të gjithë territorin grek. Le që është vërtetuar një realitet i neveritshëm. Që dmth “Pjesa” më e korruptuar e administratës është “privilegj” i vetëqeverisjes! Dhjetra kryebashkiakë po notojnë në korrupsion dhe ngatërresa. Çfarë të kujtoj më parë? Më e fundit, lidhur me plazhet. Situata është makth.

Dhe pse Kostas Bakojanis e konsideroi detyrim  të shkonte drejt Himarës për të mbrojtur të drejtat e një kryebashkiaku të akuzuar për përfshirje? Mos ndoshta zotëron informacion konkret? Mos ndoshta ka në duar prova të forta të pafajësisë dhe "përtej çdo dyshimi" të Fredi Belerit?

Përgjigja ime dyshuese është një: sepse publiciteti është i madh. Sepse një tufë bashkëqytetarësh pa tru e fanatikë nxituan të shfrynin inatin kundër Shqipërisë. Sepse toponimi “Shqipëri” çon drejt mafies, hajdutëve dhe përdhunuesve. Dhe sepse kjo temë shitet çmendurisht. Kështu, të thotë, me spond dhe me bekimin e Fredi Belerit, mund të shkëpus vota nga të tjerët pa tru që ecin bashkërisht me Ilia Kasidiarin.

Për shtat rasti i Fredi Belerit. Dhe për spekullim. Dhe për racizmin latent. Dhe për publicitet. Dhe për gjuetinë e votave mes morisë së “Spartanëve” dhe “fiseve” të tjera të çuditshme e të rrezikshme. Dhe për heroizëm falas. Dhe për demonstrimin e forcës së Greqisë "së madhe" kundër Shqipërisë "së pazhvilluar" dhe "të prapambetur"

Nëse kjo quhet politikë e jashtme serioze, atëherë unë jam pasardhësi i një Xhulian Robert Oppenheimer.

Greqia duhet të dalë si një “superfuqi” e Ballkanit. Greqia vetëm me zhvillim dhe vrull ekonomik mund ta pretendojë këtë rol. Greqia duhet ti përkushtohet sulmeve të miqësisë. Greqia duhet të heqë dorë nga roli i figurantit dhe i pësuesit të përhershëm, dy “karizma” të pashërueshme që jo vetëm e nënvleftësojnë por edhe e mëvetësojnë.

Nëse politika jonë e jashtme, sidomos tani me Sulltanin e Turqisë që monitoron, përcaktohet nga njerëz si Fredi Beleri. Nëse marrim rolin e mbrojtësit me kriterin e vetëm helenizmin e tij. Dhe nëse “grushtohemi” me fidanin tjetër Edi Ramën, në vend që ta rrethojmë me sulme miqësie dhe me lehtësira ekonomike drejt Shqipërisë, e atëherë, të gjithë në trupin diplomatik që besojnë këtë, duhet t’i hedhin diplomat në detin Egje.

Dhe së fundi, kopjoj një qëndrim përkatës të Nikos Ksidakis, i cili më parë ka qenë Ministër i Jashtëm Alternat:  “Athina dhe Tirana e dinë rolin

e Belerit. Ai nuk është njeri i pafajshëm, ai ka një histori politike dhe një histori të errët. Do duhej  të ishte pastruar kjo histori shumë muaj më parë. Dhe të mos arrinte të bëhej gjemb diplomatik në marrëdhëniet jo dhe aq të mira mes Athinës dhe Tiranës”

Të dashur, politika e jashtme nuk është sinonim i mëngjeseve dhe kurorave etnopatriotike që zakonisht përfundojnë në bumerang. As Fredi, as Beleri. Seriozitet elementar!

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Përgënjeshtruesi: 23/08/2023 14:00

    Këtu nuk është fjala nëse Fredi Bejleri është i mirë apo i keq. Çështja është: A ka të drjetë prokuroria e posaçme të dënojë qytetarët pa gjyq? Të gjitë të arrestuarit nga SPAK, po dënohen pa gjyq, pra po dënohen me paraburgim dhe kjo është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Në qoftë se kryeministri Rama ka rrol në këtë çështje aq më keq për të

    Përgjigju
    • Turi: 23/08/2023 14:44

      Fiks Kushdo qofte sduhet denuar pa prova dhe me montime. Neser do u vi rralla te gjithve

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

A duhet të njihen ligjërisht martesat e së njëjtës gjini? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com

A duhet të njihen ligjërisht martesat e së njëjtës gjini? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com