'Marrim 6 pikë', Sylvinho për ndeshjet e qershorit: Mezi pres të luaj para shqiptarëve, Sadiku simbol për Kombëtaren

Trajneri i kombëtares Sylvinho i ka cilësuar si 7 finale ndeshjet në grup për kualifikueset e Europianit, ndërkohë që humbja me Poloninë s’i ka zbehur shpresat për kuakifikim në Gjermani 2024. Kuqezinjtë do ti rikthehen punës teksa do grumbullohen me 8 qershor në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ për dy ndeshjet e këtij muaji, fillimisht me 17 qershor kundër Moldavisë dhe më pas me 20 kundër Ishujve Faroe.

“I kemi te gjitha mundësitë për të marrë dy fitore dhe 6 pikë, por kemi një rrugë të gjatë para. E rëndësishme është të bejmë një lojë te mirë, por edhe të marrim pikë. Deshira është e madhe që te shkojme në Europian,”-thotë Sylvinho, trajner i kombëtares.

Sfida e parë dhe e dyta në grup, ajo kundër Moldavisë, do jetë e para për Sylvinho-n në ‘Air Albania’ para tifozëve shqiptarë.

“Është një ndjesi shumë e bukur dhe mezi pres të debutoj në Air Albania. Nuk e shikoj si presion debutimin tim para tifozëve shqiptar. Unë kur shikoj atë stadium të bukur mezi presë që të futem në fushë dhe të shijoj ndeshjen, sidomos me tifozët shqiptarë. Jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje mjaft të bukur,”-shprehet Sylvinho, trajner i kombëtares.

Befasia më e madhe në listën me 26 futbollistë të grumbulluar ishte rikthimi i Armando Sadikut, sulmuesit që luan me Cartagena-n në La Liga-n e dytë spanjolle.

“Me Sadikun kam folur më herët sesa të shpallej lista. Do rikthehet pas gati tre vitesh. Është një simbol për Kombëtaren. Është një lojtarë që e njeh mjaft mirë zonën, golin. Mund të them që jam i kënaqur nga kjo listë dhe këtu me ne do jenë ato lojtarë që e meritojnë,”-tha Sylvinho, trajner i kombëtares.

Shqipëria renditet e fundit në grupin E kualifikues, kur ka luajtur vetëm një ndeshje. Ndërkohë që kundërshtarët direkt kanë zhvilluar nga 2 sfida. Pikët e plota janë detyrë për kombëtaren pasi objektivi është shkuarja në Europianin 2024 që zhvillohet në Gjermani.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë