Marrin flakë ballat e barit, zjarri rrezikoi banesat dhe stallat në Fier (Pamjet)

Marrin flakë ballat e barit, zjarri rrezikoi banesat dhe stallat në Fier (Pamjet)

FIER-Një zjarr ka rrezikuar disa banesa në fshatin Sulaj në Dërmenas pasditen e sotme. Nga të dhënat e para mësohet se shkak janë bërë ballat e barit që kanë marrë flakë.

Si pasojë e përhapjes së flakëve janë rrezikuar banesat, ndërsa Report Tv sjell pamjet. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse të Fierit që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa po punohet për shkakun.

Nga zjarri rrezik për djegie kanë pasur edhe stallat e bagëtive të cilat ndodheshin pranë. Ballat e barit ishin grumbulluar si ushqim për bagëtitë gjatë stinës së dimrit.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Bejko kundër Bashës: Humbe betejën me Berishën e Ramën, tërhiqu! Koha për parti të re

Bejko kundër Bashës: Humbe betejën me Berishën e Ramën, tërhiqu! Koha për parti të re