Marrin fund reshjet, shtatori mbyllet me diell, meteorologu: Tetori nuk do të jetë normal

Reshjet e shiut që kanë nisur prej pak ditësh, kanë vazhduar dhe mëngjesin e sotëm.  Meteorologu Hakil Osmani tha për Report Tv se shirat do të vijojnë deri pasditen e sotme dhe më pas do të kemi përmirësim gradual të kushteve meteorologjike.

"Ditën e sotme në orët vijuese pritet që të jenë me vranësia dhe shira në zonat veriore dhe qendrore. Nga nesër dhe në vijim pritet një përmirësim gradual dhe vranësirat do të jenë në zonat malore. Temperaturat në fundjavë do të kulmojnë me 31-32 gradë" tha ai.

E ndërsa muaji shtator, do të mbyllet me vlera më të larta se normalja, për stinën në të cilën ndodhemi, e njëjta situatë do të vijojë dhe me muajin tetor, ku temperaturat do të arrijnë në 30 gradë celsisus.

"Muaji tetor nuk do të jetë normal, pasi është 2-3 gradë më i lartë se vlerat normale, diku te 30 gradë. Përsa i përket reshjeve është muaji i vjeshtës dhe reshjet do të jenë prezente në 15 ditëshin e dytë".

Një ditë pas lëkundjeve të tërmetit që preku vendin tonë, në mbrëmjen e 22 shtatorit nisën reshje të dendura shiu, që shkaktuan përmbytje në disa zona në Tiranë por dhe në qytetet përreth.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK