Marrëveshja me Italinë, anija Libra me 8 emigrantë në bord niset drejt Shqipërisë! Të premten pritet të mbërrijë në Portin e Shëngjinit

Pas dy ditësh operacione, anija ushtarake Libra është nisur ditën e sotme drejt Shqipërisë, me vetëm tetë persona në bord. Anija pritet të mbërrijë në Portin e Shëngjinit, rreth orës 8:00 të mëngjesit të 8 nëntorit.

Sipas La Repubblica, fillimisht ishin selektuar nëntë persona, por një burrë bengalez është konsideruar shumë i moshuar dhe me gjendje shëndetësore jo të mirë.

Në anijet patrulluese dhe më pas në Libra, janë kryer "para-skanime" të qindra personave për të arritur objektivin e 60-70 emigrantëve të caktuar në fillim të misionit, por asnjë person tjetër nuk mund të transferohej në qendrat e reja në Shqipëri, përndryshe do të ishin shkelur hapur kriteret që Ministria e Brendshme kishte vendosur.

Në bord të Libra mund të udhëtojnë deri në dyqind persona, përveç ekuipazhit, dhe ky ishte objektivi i shpallur i qeverisë kur filloi operacioni Shqipëria. Por në praktikë, vetëm pak nga ata që kalojnë detin mund të kalojnë nëpër procedurat e përshpejtuara të kufirit, të cilat janë një kusht për hyrjen në qendrat e reja në Shqipëri.

Të tjerët kanë të drejtë të kalojnë në procedurën e zakonshme. Kjo nuk do të thotë që ata do të priten patjetër, por do të thotë që çështja e tyre do të shqyrtohet në kohë të arsyeshme dhe jo duke supozuar që nuk është e rrezikshme për ta vendi nga i cili ata ikin.

Nga mbi 1,200 persona që mbërritën brenda dy ditësh në Lampedusa, vetëm tetë janë burra dhe të ardhur nga vende të sigurta. Ata tani po udhëtojnë për të paktën edhe 48 orë në një anije 80 metra të gjatë, me të paktën 70 anëtarë ekuipazhi.

Në Shengjin ata mund të mbërrijnë në agim të premten, rreth një javë pas fillimit të udhëtimit të tyre nga brigjet e Libisë, por edhe kësaj here gjithçka tregon se ata do të qëndrojnë aty për pak kohë. Pas vendimeve të fundit të gjykatave në Romë dhe Katania, të cilat kanë hedhur poshtë dekretin e ri të "Vendeve të Sigurta", është e mundur që edhe për ta, mbajtja në qendër të mund të mos konfirmohet. Si rezultat, brenda dy ditësh ata mund të transferohen përsëri në Itali.

Grupi i parë i emigrantëve të cilët mbërriten më 16 tetor qëndruan vetëm tre ditë në Shqipëri, pasi Gjykata e Romës detyroi Italinë të kthejë mbrapsht kontigjentin e azilkërkuesve, pasi nuk vinin nga vende të sigurta.

Për të zgjidhur ngërçin, më 21 tetor kryeministrja Giorgia Meloni nxori një dekret ku përditësonte listën e vendeve të sigurta. Dekreti synon të heqë përfundimisht barrierat për zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë për sjelljen në Gjadër të emigrantëve azil-kërkues nga vendet e treta.

Ndërkohë, në kampin e Gjadrit, të mbetur pa “mysafirë”  për shkak të ngërçit qeveri-gjykatë në Itali, vijojnë të qëndrojnë stafi: përkthyes, pastrues, personel mjekësor dhe infermierët, oficerët e policisë, policia financiare dhe karabinierët të cilët janë në pritje të grupit të emigrantëve.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/11/2024 03:37

    Vetem 8 persona!! Nese kjo marreveshje idioteske nuk do te bjere ne gjykata per probleme per te cilat eshte akuzuar deri tani,sigurisht qe ka per te rene per shperdorim shpenzimesh si ky rast kur opozita italiane t'i beje publike,por atehere do te rrokulliset dhe koka e Melonit me te ne votime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën