Mars 2015, OSHEE fillon
instalimin e matësve inteligjentë

Mars 2015, OSHEE fillon<br />instalimin e matësve inteligjentë
Instalimi i matëseve inteligjentë do të nisë që nga muaji i ardhshëm në utostradën Tiranë-Durrës, më pas në zonën e Bathores, Alliasit dhe zonën së tregut të Medreseja. Gjithsej janë 10 mijë matës që do të instalohen. Në njoftimin për shtyp të kryeministrisë thuhet se “Deutsche Telekom ka marrë përsipër zbatimin e projektit pilot për instalimin e 10 mijë matësve inteligjentë në disa zona të Tiranës”.

Ne planin e investimeve për këtë vit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) planifikon të instalojë 53 mijë matës të rinj, nga të cilat 13 mijë në zonën e Bathores dhe Paskuqanit dhe pjesa tjetër prej 40 mijë matësish në rajonet e tjera të vendit. Burimet në Ministrinë e Energjetikës bëjnë me dije se, zonat informale janë të patrajtuara me investime dhe mungojnë tërësisht matësit.

Rrjeti i shpërndarjes në këto zona është shumë i dobët për shkak edhe të lidhjeve të jashtëligjshme. Ndaj këtë vit zonat informnale do të jenë në qendër të vëmendjes si për arkëtimet dhe investimet. OSHE planifikon deri në fund të vitit 2016 ë instalojë mbi 300 mijë matës, të cilët do të blihen nga kredia e Bankës Botërore. Kjo do të bëjë të mundur që të gjithë konsumatorët të pajisën me matës të rinj që të masin saktë. Por Ministria e Energjetikës mendon se, për të sjellë në parametra normal rrjetin e shpërndarjes në vend i duhen fonde për afërsisht një miliard dollarë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: A po kërcënon Argita drejtuesit e opozitës?

Mero Baze: A po kërcënon Argita drejtuesit e opozitës?