Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ardian Gjini, tha se ish-krerët e UÇK-së do t’i presin të lirë, ashtu si Kosova është sot e lirë.

“Sot i flasim gjithë botës, i flasim njëri-tjetrit, miqve edhe armiqve, e sot armiqve po u flet populli i lirë i Kosovës: liri! Gjithkujt mund t’i flasim ndryshe por diçka e kuptojnë të gjithë: a e dini kundër kujt kanë luftuar këta, UÇK, 4 burra që sot s’janë të lirë por do të jenë të lirë se ne jemi të lirë? Kanë luftuar kundër atyre që i kanë mbushur kamionët frigoriferë me trupa të bashkëqytetarëve tanë, kanë luftuar kundër atyre që kanë dhunuar me mijëra gra, kundër atyre që me 4 dhjetor 1998 kanë vrarë fëmijët e vet për të na akuzuar neve! Si mund të ketë faj një popull, njerëz që e kanë marrë pushkën për liri? Çdokush që ka kapur pushkën për të luftuar për vendin e vet, meriton t’i ngresh kapelën. Ne jemi të lirë, do t’i presim të lirë. Kurrkush s’do ta ndotë tregimin tonë për liri!”, tha Gjini.


Lajmi kryesor:

‘Kosova po pret’, nis ‘Marshi për Liri’ në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Prishtina 'vishet' me flamuj e emblema