Ruajtja e ritmit të integrimit në Bashkimin Europian është momenti vendimtar për Shqipërinë. Kështu deklaroi komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi, ku foli për hapat që duhet të ndërmarrin vendet e rajonit.

"Mali i Zi është vendi që kam vizituar më shpesh gjatë këtij viti, çka është normale për sa kohë që Mali i Zi është në pararojë të procesit të zgjerimit. Jam gjithmonë e lumtur të rikthehem dhe të shoh se si një shtet që është i vendosur për t’u bërë anëtar i Bashkimit Europian po përparon. Kemi përpara javë dhe muaj me momente vendimtare. Për Malin e Zi, momenti vendimtar do të jetë kalimi i vijës së finishit të procesit të anëtarësimit. Për Serbinë, moment vendimtar janë zgjedhjet të dielën e ardhshme. Për Shqipërinë, moment vendimtar është ruajtja e ritmit në rrugën drejt Europës. Dhe, sigurisht, edhe për Kosovën, një zgjedhje vendimtare është të vazhdojë të veprojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit. Është një gjë e mirë që liderë nga rajoni dhe ndërkombëtarë janë mbledhur në kuadër të Procesit të Berlinit në këtë vend të bukur të Malit të Zi" tha Kos 


Lajmi kryesor:

Nis në Budva samiti i Procesit të Berlinit, i pranishëm Rama! Merz: Vetëm nëse punoni së bashku, do jeni në BE! Protestat në rajon? Dhuna kurrë opsion nga asnjë nga palët