Martin Schultz jep dorëheqjen
si kryetar i SPD-së gjermane

Martin Schultz jep dorëheqjen<br />si kryetar i SPD-së gjermane<br>
Udhëheqësi i Social Demokratëve të Gjermanisë Martin Schultz ka njoftuar se ka hequr dorë nga posti i kreut të Partisë Social Demokrate të Gjermanisë, raporton Merkur.

Ai ka propozuar që vendin e tij ta zërë kreu i grupit parlamentar të SPD-së në Bundestag Andrea Nales.

Presidiumi i partisë ishte mbledhur më herët gjatë ditës për të diskutuar për veprimet e ardhshme. Kreu i SPD-së foli në favor të caktimit të menjëhershëm të Nales në detyrën e kryetares.

Megjithatë, sipas Spiegel-it i cili citon disa burime të brendshme, posti i kryetarit të përkohshëm të partisë deri më 22 prill do të mbahet nga kryebashkiaku i Hamburgut, Olaf Scholz.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit