TIRANE- Deputeti i PS-së në qarkun e Vlorës Andrea Marto ka deklaruar se qeveria do të ndërhyjë për çështjen e Himarës dhe reformës administrativo-territoriale për të gjetur një zgjidhje. Në emisionin “Tete a tete” të gazetarit Artur Nura në “A1 Report”, deputeti i Vlorës sugjeron që për hartën e re në zonën e Himarës të konsiderohet edhe vetë komuniteti, ndërkohë që i ka quajtur të nxituara dhe ekstremiste deklaratat e Bollanos pak ditë më parë.
PBDNJ ka propozuar që Himara të jetë njësi më vete administrative dhe jo pjesë e së tërës?
Qeveria paraqiti 5 variante. U gjykua e arsyeshme që të jetë me 39 njësi dhe në diskutimet e komisionit nga anëtarët u vendos që të mos jemi të ngurtë vetëm për të, por të kemi edhe njësi të tjera. Nga kolegët u tha që një zonë me tradita historike si Himara, të vlerësohej sipas variantit me 47 njësi. Pra Himara të jetë qendra e një Bashkie në ndarjen e re territoriale. Për Himarën kishte mendime që varianti që duhet të vlerësohej ishte ai i qeverisë me 47 njësi, ku Himara bashkohej me Komunën e Lukovës dhe Vranishtit. Ndërkohë që në variantin me 39 njësi vendore Himara përfshihej në rrethin që do kishte si Bashki qëndrore Vlorën. Tashme negociatat midis palëve vazhdojnë dhe nga të dyja palët demostrohet mirëkuptim.
Krijohet një gjeografi mini-minoritare me një projekt të tillë? Ka nga ata që mendojnë deri aty se, ju mund të shpallni Republikën e Pavarur të Himarës?
Janë të gjitha të tejkaluara. Bashkia e Himarës ka në përbërjen e saj 7 fshtatra. Është qeverisur nga PD, PS dhe PBDNJ dhe tani PS përsëri. Në këtë bashki ka një pjesë që deklarojnë se janë me origjinë greke. Ka të tjerë që disa i quajnë minoritarë dhe të tjerë dy gjuhësh. Unë nuk marr përsipër të gjej se sa prej tyre janë me origjinë greke. Autoregjistrime janë bërë, por censusi I fundit nuk ishte bindës dhe nuk u pranua as nga Omonia dhe as nga të tjerët për shkak të problemeve. Por nuk duhet të mbetemi peng të origjinës, fesë. Unë e shikoj Himarën me Lukovën një zonë efektive për të ardhmen sa u përket ndryshimeve ekonomike, turizmit.
Çfarë qëndrimi mbani për deklaratat e kryetarit të Omonias, Bollano për shkëputje nga qeveria, nëse nuk do të pranohet variant i tyre për Himarës si njësi më vete?
Të gjithë njësive vendore i janë dërguar variantet e qeverisë. Jemi shumë herët për të mbajtur qëndrime të tilla kaq ekstreme. Aludime ka dhe do të ketë derisa të merret një vendim final dhe harta e re të shkojë për votim.
Po nëse qeveria vendos që Himara të bashkohet me Vlorën në bazë të variantit me 39 njësi vendore. Çfarë do të ndodhë?
Unë dua të besoj që vetë komuniteti i Himarës dhe vetë komunat e tjera të përfshira në këtë diskutim do të zgjedhin variantin më të mirë dhe nuk do kemi probleme. Dhe sin ë takimet në Komisionin përkatës dhe nga ana e qeverisë eshte demostruar mirëkuptim. Ka propozime për një variant të ndërmjetëm midis atij me 39 njësi dhe atij me 47 njësi. Praktikat pozitivi ne kete reforme nuk kane munguar. Eshte respektuar vullneti I komuniteteve ne Sarande dhe Gjirokastër, por edhe ndaj komunitetit maqedonas deri më tani.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com