Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
228/2
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.5%
-
Opozitës
74.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arsenal turpërohet 2-0 nga Bournemouth, humbet shansin për kreun! 'Topçinjtë' pësojnë disfatën e parë
19 Tetor, 20:36
-
Bayern Munich 'shkërmoq' 4-0 Stuttgartin dhe rikthehet në krye të renditjes! Harry Kane shkëlqen me tripletë
19 Tetor, 20:27
-
Dramë, kartona dhe VAR! Milani mposht 1-0 Udinesen në 'San Siro'
19 Tetor, 20:12
-
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplaset me palmën, një person mbetet i lënduar (VIDEO)
19 Tetor, 20:10
-
Mero Baze: Si mund të jetë Argita ende pedagoge për 'drejtësinë'?
19 Tetor, 19:53
-
Fier/ Aksident pranë fshatit Vajkan! Automjeti përplas biçikletën, 50 vjeçari mbetet i lënduar dhe dërgohet në spital (VIDEO)
19 Tetor, 19:38
-
Rikthehet Max Verstappen, 'pole' në SHBA! Ndjekin Russell dhe Leclerc
19 Tetor, 19:35
-
Pogradec/ Aksident pranë fshatit Lin, një prej automjeteve përplaset me trafik-ndarësen! Lëndohet shoferi dhe pasagjerët (VIDEO)
19 Tetor, 19:22
-
Mblidhen ministrat e G7 në Napoli, protestuesit sfidojnë zonën e kuqe dhe përleshen me policinë! Hidhet gaz lotsjellës dhe goditet me shkopinj gome
19 Tetor, 19:14
-
VIDEO/ Myrto Uzuni rikthehet me dopietë nga dëmtimi, beratasi shënon dy gola për 13 minuta në Spanjë
19 Tetor, 18:53
-
Nuk flini mjaftueshëm? Efektet negative në shëndet
19 Tetor, 18:50
-
Ylli Pata: Arsyet e akrobacive të partisë së Berishës me SPAK
19 Tetor, 18:49