Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
53/2
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
55%
-
Të gabuar
42.1%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 11909
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës
2 Tetor, 08:08
-
Zgjedhjet në SHBA/ Kandidatët përballen me njëri-tjetrin për postin e nënpresidentit
2 Tetor, 07:55
-
Lufta/ Izraeli bombardon dhe shkollën në Gaza, 9 të vdekur dhe 20 të plagosur! WAFA: Mes viktimave dhe 4 familjarë të gazetarit palestinez, vetë mbeti i plagosur
2 Tetor, 07:49
-
Lufta/ Irani lëshoi 200 raketa, IDF u përgjigjet, mbi 70 të vdekur në 24 orët e fundit në trekëndëshin Liban-Gaza-Izrael! Teherani: Do ju kthejmë në hi! Izraeli: Do godasim me gjithë forcën
2 Tetor, 07:36
-
Media italiane ‘Turisti per Caso’: Tirana një nga kryeqytetet më ‘cool’ të momentit
2 Tetor, 07:30
-
Vranësira kalimtare dhe temperatura deri në 29 gradë, parashikimi i motit
2 Tetor, 07:10
-
Shmangni diskutimet e panevojshme dhe kushtojini më shumë kohë partnerit...çfarë kanë parashikuar yjet për sot
2 Tetor, 07:04
-
Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal
1 Tetor, 23:30
-
Bota reagon pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit
1 Tetor, 23:02
-
Protesta e PD më 7 tetor, gazetarja Danjela Maloku: Pritet pjesëmarrje jo shumë e lartë! Do jenë militantët besnikë, qëllimi të imponohet me dhunë
1 Tetor, 22:45
-
Edi Paloka s'pranon të paguajë dëmet nga karriget e djegura në Kuvend: O farë e keqe, do t'ju zhdukim me çdo mënyrë
1 Tetor, 22:36
-
Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve
1 Tetor, 22:32