Martohen Turi dhe Orinda: Do të
të dua përjetë! Përlotet këngëtarja

Martohen Turi dhe Orinda: Do të<br />të dua përjetë! Përlotet këngëtarja
Show-men shqiptar, Turjan Hyska i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme.

Ai i ka kurorëzuar dashurinë e tij 10 vjeçare me bukuroshen sy kaltër, Orinda Huta në një ceremoni të veçantë.

Në dasmën tyre kanë marrë pjesë miqtë e tyre më të ngushtë të cilët kanë ndezur atmosferën.

Këtu mund të përmendim Ardit Gjebrean, Aurela Gaçen, Eneda Tarifa, Aleksandër Gjoka, West Side Family të cilët kanë ndezur atmosferën në skenë.

Gjithashtu një i ftuar tejet i veçantë ishte dhe Kozma Dushi, të cilin e fton vetë Turi në skenë duke e cilësuar si një nga njerëzit më të njohur të Beratit derisa doli në skenë vetë Turi.

Momenti më i veçantë në dasmën e tyre është momenti kur në skenë është ngjitur Turi i cili i ka dedikuar një këngë nuses së tij tanimë siç e quan ai.

Ishte një surprizë shumë e veçantë për Orindën e cila u përlot.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!