Martohet djali i njeriut më të pasur në Azi, në një ceremoni luksoze dhe me plot të famshëm

Martohet djali i njeriut më të pasur në Azi, në një ceremoni luksoze dhe me plot të famshëm

Anant Ambami

Djali më i vogël i Mukesh Ambani, miliarderit indian, njeriu më i pasur i Azisë, u martua me të dashurën e tij prej shumë vitesh të shtunën në atë që shumë e quajtën dasma e vitit.

Anant Ambami u martua me një ceremoni luksoze dhe festime të bollshme.

Anant Ambani u martua me të fejuarën e tij, Radhika Merchant, të premten në Mumbai në një ngjarje të mbushur me njerëz të njohur të botës së spektaklit, ku të ftuar, Kim Kardashian, aktorët Nick Jonas, Priyanka Chopra dhe John Cena, ish-kryeministrat britanikë Tony Blair dhe Boris Johnson, si dhe yje të Bollywood-it e deri te biznesmenë e politikanë kryesorë në Indi.

Festimet katërditore të dasmës filluan me një ceremoni tradicionale hindu të premten, e ndjekur nga një pritje madhështore që do të zgjasë gjatë gjithë fundjavës.

Babai i dhëndrit, Mukesh Ambani, 66 vjeç, është njeriu i nëntë më i pasur në botë me një pasuri prej 116 miliardë  dollarësh, sipas Forbes. Ai është gjithashtu njeriu më i pasur në Azi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë