Fabian Topollaj, anëtar i djathtë i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka kurorëzuar këtë fundjavë dashurinë e tij me një dasmë të veçantë.
Mes familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij demokrat, dasma është shoqëruar me një moment shumë prekës.
I ndjeri Sokol Oldashi është bërë në mënyrë shumë simbolike pjesë e dasmës së një prej miqve të tij demokrat. Çifti ka kërcyer vals me këngën që deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi i ka kushtuar të ndjerit Sokol Olldashi.
Teksa Topollaj së bashku me partneren e tij ishin duke kërcyer valsin e tyre, pjesë e këtij momenti të bukur iu bashkuan edhe çifte të tjera. Ky moment është shoqëruar me duartrokitje të shumta të të pranishmëve në sallë.
/Shqiptarja.com