Angela Yeung, e njohur masivisht me emrin e skenës Angelababy, është aktore, këngëtare dhe modele, e kosndieruar si Kim Kardashian kineze - sidoqoftë fakti që di të aktrojë dhe këndojë e bën pak më të talentuar...(na vjen keq Kim).

Angela numëron miliona followers në versionin kinez të Twitterit të quajtur Sina Weibo. Një javë më parë Angela u martua me një nga aktorët më të njohur e të suksesshëm në Kinë, Huang Xiaoming, në një ceremoni luksoze në Qendrën e Ekspozitës në Shanghai, dhe mendohet të ketë shpenzuar, ose më saktë investuar, 20 milion dollarë për realizimin e dasmës me 2000 të ftuar.

Dasma e 26-vjeçares u transmetua në 'live-stream' dhe funksionoi pak a shumë si një shfaqje televizive, me sponsora që reklamoheshin përpara miliona shikuesve që e ndiqnin ceremoninë online, në kohë reale. Pra mund të themi që 20 milionë dollarë janë kthyer sërish, të shumëfishuar në xhepin e Yeung.

Artistja dhe bashkëshorti i saj aktor u martuan fillimisht në një ceremoni private pesë muaj më parë. Në hollin e ambientit ku u zhvillua dasma qëndronte një tortë-karusel madhështore, 2,5 metër e gjatë, që thuhet se është rezultat i një pune disa mujore.

I gjithë vendi ishte dekoruar me mijëra trëndafila që kacavirreshin njëri mbi tjetrin, siç kishte ëndërruar gjithnjë Angelababy. Fustani i artistes ishte Dior, me mëngë të gjata dhe i gjithë proçesi i ndërlikuar i krijimit është publikuar në DiorMag.com.

Secili prej të ftuarve mori një çantë plot me të mira materiale, përfshirë këtu një telefon Meitu, kompani kjo që përfaqësohet nga Angela. Bashkëshorti i saj Xiaoming 'i vuri vulën' marrëveshjes me një unazë Chaumet, me diamant 6-karat, që raportohet se ka vlerën e 1 milion dollarë.

Vetëm pak ditë pas dasmës, Angelababy ka paditur një klinikë estetike për shpifje, pasi deklaruan se artistja ka kryer disa ndërhyrje plastike. Ajo (ashtu si Kim Kardashian) iu nënshtrua një prove për të vërtetuar se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje dhe mori mbështetjen e bashkëshortit të saj.

"Ajo në fakt duket shumë e shëmtuar ndonjëherë. Unë nuk jam idiot, mund ta kuptoj që nuk ka kryer ndërhyrje, ndonjëherë nuk trukohet dhe duket fiks si në ato fotot e saj më të shëmtuara," ka thënë partneri i saj, duke u treguar mbase pak i vrazhdë.
 FOTO