Këngëtarja e njohur shqiptare e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2014, i ka dhënë fund beqarisë larg syrit të publikut.
Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Hersi Matmuja, e cila prej vitesh nuk jeton në Shqipëri është martuar në një dasmë të organizuar në Puglia të Italisë. Ndonëse dasma ka qenë në privatësi të plotë, në rrjetet sociale miqtë të këngëtares kanë publikuar momente nga ceremonia.
Në një prej postimeve të të afërmve të saj duket dhe momenti i vallëzimit të këngëtares me bashkëshortin.
Komento