Martesa e Princeshës së Japonisë e ka bërë atë të heqë dorë nga froni. 28-vjeçarja Ayako, vajza e tretë e kushëririt të perandorit Akihito të Japonisë, princit Takamado i ndarë nga jeta në vitin 2002 dhe i bashkëshortes së tij Hisako do të martohet me 32-vjeçarin Kei Moriya i cili është një punonjës i një shoqërie dërgesash dhe jetim nga i ati.
Në fillim të këtij viti Kei i kishte propozuar për martesë të resë, por për të marrë ‘po-në’ përfundimtare ju desh të priste disa muaj. Ceremonia martesore u mbajt ditën e sotme në orën 11.30 në Meiji Jingu, në qendër të Tokios.
Si dhuratë për martesën mbesa e perandorit mori një bonus prej 107 milionë yen, ose rreth 840 mijë euro. Bashkë me Ayako, janë tre princesha të të njëjtit vend që kanë hequr dorë nga froni për hir të dashurisë.