"Në verë do martohem me Lauren". Vasco Rossi i njohur dhe i pëlqyer edhe në Shqipëri e ka dhënë këtë lajm në rrjetin social Facebook. Laura Schmidt, 43 vjec, nga Milano dhe me origjinë gjermane, është e fejuara e Vasco Rossit që prej vitit 1988 dhe bashkëjeton me të prej 25 vitesh. Në 1991 Laura i dhuroi Vascos një fëmijë, Luca, i cili mban dy mbiemra (Rossi- Schmidt) dhe është fëmija i tretë I tij. Dy të tjerët Davide dhe Lorenzo, janë nga 26 vjec dhe kanë mama të ndryshme. Njëeri prej tyre, Lorenzo u njoh nga Vasco Rossi si i biri i tij në vitin 2003.

Në të kaluarën jeta sentimentale e Vasco Rossit kanë qënë pak e ngatërruar. Dashuritë e medha dhe ndarjet e mëdha e kanë karekterizuar atë. Vete ai e pati pohuar kohë më parë kur thoshte se: "Këngët e mia më të bukura i janë dedikuar grave.Në këmbim ato më kanë masakruar".

(ob/shqiptarja.com)