TIRANË - Ministria e Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar listën e studentëve të IAL "Vitrina", për të tërhequr dosjet ditën e nesërme.
Studentët e tjerë të IAL "Vitrina", që nuk e kanë emrin në listë, duhet të ndjekin vazhdimisht faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe faqen zyrtare të MAS në Facebook, ku studentët do të mund të kenë mundësi të njihen me listat e tjera të studentëve, datën dhe orën se, kur ata duhet të vijnë të tërheqin dosjet e tyre pranë MAS.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se studentët duhet të paraqiten personalisht në MAS, të pajisur me kartën e identitetit./ATSH/