Masa të rrepta në kufi, në Rinas prangoset turku i kërkuar nga Gjermania! Në Durrës ndalohet një kosovar me dokumente false

Masa të rrepta në kufi, në Rinas prangoset turku i kërkuar nga Gjermania! Në Durrës ndalohet një kosovar me dokumente false

Aeroporti i Tiranës

Policia e Shtetit ka bërë me dije sot se ka shtuar masat në pikat tokësore të kalimit kufitare, në porte e aeroporte, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore për të shmangur radhët e gjata për shkak të fluksit në rritje të shtetasve që vijnë për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.

Në kuadër të këtyre masave janë ndaluar edhe persona të cilët kanë qenë në kërkim apo edhe janë kapur në flagrancë për shkelje të ligjit.  Në Rinas gjatë kontrolleve intensive, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, është ndaluar dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas turk B. T., 33 vjeç.

Ai ishte ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani. Ndërsa nga shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit kosovar Z. K., 53 vjeç banues në Kosovë. Ai akuzohet se për të kaluar kufirin ka përdorur pasaportë kosovare dhe një leje qëndrimi gjermane në emër të një shtetasi tjetër, duke shfrytëzuar ngjashmërinë.

“Policia Kufitare vijon kontrollet e alternuara në bazë të riskut dhe me përzgjedhje, si dhe në kufirin jeshil me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare”, njofton policia.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE