Masakër në Indi, vret 14 anëtarët
e familjes, pastaj dhe veten

Masakër në Indi, vret 14 anëtarët<br />e familjes, pastaj dhe veten
Një 35-vjeçar ka vrarë 14 pjesëtarë të familjes së tij, përfshi këtu 7 fëmijë, prindërit dhe më pas është vetvrarë. Sipas raportimit të policisë, në shtëpinë e tij  në Thane, Warekar u kishte hedhur familjarëve të tij qetësues në vaktin e ushqimit, përpara se t’u priste fytin të gjithëve.

Fqinjët cilët ishin alarmuar nga ulërima e motrës së vrasësit dhe lajmëruan menjëhërë policinë. Autoritetet pritet të marrin në pyetje të mbijetuarën, por pasi të marrë veten nga “trauma e thellë” e përjetuar, teksa tashmë gjendet e shtruar në një spital të qytetit.
 
Warekar besohet të ketë punuar si kontabilist në Mumbai, ndërsa trupat e viktimave u gjetën mëngjesin e së dielës në shtëpinë e tij. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë