Masakër e re në Siri, 100
të vrarë në krahinën Hama

Masakër e re në Siri, 100<br />të vrarë në krahinën Hama
HAMA-Një tjetër masakër njerëzore në Siri ka tronditur sot botën. Më shumë se 100 vetë janë vrarë nga të cilët 20 fëmijë dhe 20 gra. Masakra e rëndë që pason atë të Houlas dy javë më parë ka ndodhur në krahinën Hama, në fshatrat Qubair dhe Maarzaf.

Forcat opozitare kanë bërë përgjegjës direkt forcat qeveritare dhe presidentin sirian Bashar Al Asaad. Ndërsa qeveria siriane përmes një deklarate menjëherë pas masakrës akuzon si përgjegjës ato që ajo i cilëson grupe të armatosura rebele që veprojnë në vend. Në një deklaratë të TV Shtetëror të cituar nga AFP qeveria tha se “një grup terrorist ka kryer një krim të tmerrëshëm”

Aktivistët e opozitës thonë se dy fshatrat ku ndodhi masakra, 20 km larg qytetit Hama iu nënshtruan bombardimeve të rënda nga forcat e sigurisë që kishin nxjerrë në rrugë dhe tanke. Por vec kësaj sipas dëshmitarëve shumë vrasje në Qubair u kryen nga forcat proqeveritare milicësh të njohur si “shabiha’ dhe që prej kohësh ishin tepër aktive kohët e fundit në këtë zonë.

Aktivistët thanë së milicët qëllonin në një distancë të afërt duke goditur shumë njerëz përfshi gra dhe fëmije, këta të fundit edhe nën moshën 2 vjec. Dëshmitarët përshkruajnë skena horror të maskrës, ku trupat e fëmijëve pasi vriteshin me armë digjeshin më pas brenda banesave.
Disa banorë arritën t’i shpëtonin terrorit.

“Ata ekzekutuan cdo person në fshat, shumë pak arritën të largohen, shumica u therrën dhe me thika në mënyrën më të tmerrshme” thotë një dëshmitar.
"Numri i vogël i fshatarëve të cilët shpëtuan  mund t'i tregojnë botës për këtë masakër të tmerrshme."

Një nga banorët e Qubair, duke folur për BBC u shpreh se “kur ushtria dhe milicia u larguan nga fshati zbuloi rreth 40 vetë të vdekur, shumica gra dhe fëmijë. Në mesin e viktimave janë dhe 4 anëtarë të familjes sime. Mes kufomave gjendej dhe ajo e një fëmijë 3 muajsh”. Një tjetër dëshmitar u shpreh se 78 vetë kishin vdekur në Qubair.
Masakra e sotme në Hama pason atë të Houlas ku u vranë më mënyrë mizore 108 vetë, shumica fëmijë. Edhe pse plani i Kofi Anan bën thirrje për armëpushim, në vend të kësaj kohët e fundit ka patur rritje të akteve të dhunës prapa të cilave qëndron një regjim përgjegjës për masakra të vërteta njerëzore.
(n.s/d.b/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë