LEZHË- Aksi Lezhë–Milot, pranë urës mbi lumin Mat, është mbuluar nga shtëllunga të dendura tymi të zi, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve në këtë aks rrugor.
Shkak është bërë djegia e gomave, të cilat hidhen vazhdimisht pranë brigjeve të lumit Mat dhe më pas u vihet flaka. Tymi i dendur është përhapur në gjithë zonën, duke krijuar rrezik për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment.
Kjo është një situatë e përsëritur prej kohësh, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin përballë kësaj ndotjeje të vazhdueshme që krijohet nga djegia e gomave në një nga akset kryesore kombëtare.
Ndotja mjedisore e denoncuar pasditen e 14 marsit, si pasojë e djegies së gomave poshtë urës së lumit Mat, ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit.
"Më datë 14.03.2026, rreth orës 17:50, në Fushë-Milot, Kurbin, poshtë urës së lumit Mat, është konstatuar djegia e disa gomave dhe tapicerive të automjeteve, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe dëmtim të mjedisit. Grupi hetimor po kryhen verifikime në zonë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve", njoftoi policia më 15 mars.
Në njoftimin zyrtar lidhur me rastin, Policia e Lezhës bën të ditur se është ngritur një grup hetimor, i cili ka kryer verifikime në terren për identifikimin e shkaktarëve të ndotjes.
Komente









Ne burg cfare prisni po helmohen te gjithe.
PërgjigjuTek ne ka vendgrumbullimesh te caktuara, te organizuara nga shteti ku mund te shpiesh gomat qe nuk i perdor me,ka dhe servise te caktuara vetem per kete pune qe i vene ne riperdorim.Programe te tilla duhen bere dhe ne Shqiperi.
PërgjigjuKu eshte spaku kapaku i pd .Ky eshte tamam krim qe duhet te veproje dhe mos te meret me breket e Arioles por me pasurin e saliut familjarisht , ilirit , mona lizes , lulushit , mediut, militar dhe jo ti zgjasi me vite
Hahahahaahajaj, ju jeni prapa bote, te ne zgjidhen me fajin e ka Saliu.