TIRANE- Masakra mjedisore e cila vazhdon të gërryejë pambarimisht lumenjtë nuk ka kursyer edhe lumin e Devollit, duke nisur nga qyteti i Gramshit e deri tek komuna Kodovjat të këtij rrethi. "Kasapët" e inerteve janë kapur gjatë një investigimi të emisionit "Fiks Fare", duke marrë inertet nga lumi i Devollit, një punë të cilën e kryen çdo ditë pa u shqetësuar nga askush, edhe pse pranë lumit ishte i vendosur një postbllok i policisë pyjore. Tregtarët e këtyre inerteve në kamerat e fshehta tregojnë se "si rezultat i marrjes së vazhdueshme të inerteve, shtrati i lumit po mbushet më shumë me gurë. Ndërsa në këtë zonë mungon totalisht kontrolli nga ana e inspektoriatit të mjedisit. Në shumicën e rasteve kur kryhet ndonjë ndërhyrje, ndëshkohen ata persona të cilët marrin rrallë herë inerte. Një nga drejtuesit e kamionëve që po mbushte makinën me zhavorr shprehet "inspektorët e mjedisit kur vinë na kapin, ne të kapurit. Ata nuk kapin apo të ndëshkojnë ata që kanë bastarduar të gjithë shtratin e lumit, duke treguar se janë firma ndërtimi të cilët shfrytëzojnë këtë shtrat lumi, por që nuk i pengon askush". Ndërsa një nga rojet e një ure që lidhte Gramshin me komunën Kodovjat shprehet "në lumë mund të marrë çdo njeri inerte, siç ka marrë gjithë dynjaja, rruga e ... s'ka të mbaruar për miliarda vjet. Ndërsa ai tregon se një firmë ndërtimi që po ndërton një pjesë të aksit rrugor Gramsh - Kodovjat, në shtratin e lumit Devoll, vazhdon të marrë zhavorr për shtrimin e rrugës dhe askush nuk e penalizon atë. Gërryerja e këtij lumi sapo ka nisur të shfaqë pasojat e para, pasi lumi po vazhdon të gërryhet në pjesët anësore të tij, duke shkatërruar edhe tokat e banorëve. Ndërsa askush nga autoritet lokale, nuk është interesuar për ndalimin e kësaj masakre, duke nisur nga komunat ku kalon ky lumë e deri tek Bashkia e qytetit të Gramshit. Edhe pse kjo sasi inerte është edhe pasuria më me vlerë që kanë këto njësi vendore, të cilat kanë të drejtën e ushtrimit të kompetencave ligjore.
Po keshtu me vendim të Qeverisë është e ndaluar që të vazhdojë gërryerja e lumenjve nga muaji tetor e deri me maj, marrja e materialeve inerteve në shtretërit e lumenjve, në periudhën e dimrit, sërish një vendim i tillë nuk po gjen zbatim.
Në emisionin investigativ, punëtorët që punojnë në këto firma ndërtimi apo ata që shfrytëzojnë pa kriter shtratin e lumit Devoll tregojnë :
Fiksi - Sa është një metër kub?
Punëtori - Dyzetmijë lekë.
Fiksi - Ngarkesën, sa merr?
Punëtori - Ngarkesën dymijë lekë të vjetra. Fadroma.
Fiksi - Po fadroma. Kontrolle gjë, s'ka të paktën.
Punetori - Ne lumë thua t'i?
Fiksi - Po.
Punëtori - S'ka. Është pa lekë.
Fiksi - Edhe ditën s'ka problem, s'ngacmon njeri?
Punëtori - Jo. Zhavorin lumi e ka.
Fiksi - Kryetari i komunës e të bashkisë këta. Do vi unë të flas me atë, sa (lekë) marrin se janë mësuar me shumë këta prandaj.
Punëtori - Jo jo, nuk do shumë ai se është hallexhi ai, se i harxhoi për fushatë.
Fiksi - Çfarë është i djathtë, a i majtë?
Punëtori - I LSI-së.
Fiksi - Çfarë komunë e bashki ne aq do marrim. Duhet të marrim leje aty (në komunë), që të marrim zhavor?
Punëtorët - Për zhavorin shko një rrugë, shko ngarkoje.
Punëtori - Kryetarin e komunës (Kodovjat), duhet thënë dhe një fjalë atij, se edhe mund të të bllokojë. Një bisedë do t'a bësh, ndonjë lekë s'ma merr mendja të paguani, po një bisedë do e bëni. Varet për ku do e merrni? Po sa rrugë ka? N.q.se [1] e merrni, për pak rrugë ndryshojnë gjërat.
Fiksi - Po pra për pak s'është se e duam..
Punëtori - Për pak....
Fiksi - Për pak të bëjnë fjalë apo jo?
Punëtori - S'ka problem.
Fiksi - S'ka problem! Zakonisht e kam fjalën për 3-4 makina ..
Punëtori - As bëhet fjalë.
Fiksi - S'bëhet fjalë ë?
Punëtori - Fare.
Fiksi - S'të bëjnë fjalë? P.sh nga ministria (Mjedisit), nga komuna.
Punëtori - E marrin për shtëpi e çoni..vari..
Banori - Do marrësh inerte këtu?
Fiksi - Dua të marr inerte në lumë. Mos kem probleme me këta o burrë me ...
Banori - Devolli nuk ka pasur probleme, merr sa të duash, as...Ka Devoll sa të duash as.. Mos kujto njeri, se po i kujtove ata duan dhe lekë pastaj.
Fiksi - Ti thua, nga Ministria e Mjedisit s'vjen njeri kështu?
Banori - Po jo o, as ka ardhur asnjeri, as që bën vaki, as..
Fiksi - S'të thotë askush gjë?
Banori - Po jo or. Çfarë thua ti!
Fiksi - Marrin gjithmonë kështu (inerte)? S'të pengon njeri?
Banori - Pa taksa, pa gjë.
Fiksi - Problemi është, që është periudha që s'duhen të lejohen, prandaj them unë.
Banori - Po jo o, s'ka pas asnjëherë problem Gramshi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com