KAJRO – Raportohen 75 të vrarë dhe mbi 1000 të plagosur nga sulmet e forcave të sigurisë kundër një manifestimi në Kajro në favor të presidentit Mohamed Morsi, transmeton Ansa, e cila i referohet agjencisë shtetërore egjiptiane të lajmeve Mena.

"Nuk qëllojnë për të plagosur, por për të vrarë", pohon zëdhënësi, Gehad El-Haddad, duke shtuar se "demonstruesit janë goditur në kokë dhe gjoks".

Dhuna shpërtheu gjatë natës, në sheshin Tahrir, të ndriçuar nga dritat e helikopterëve, kur agjentë të policisë sulmuan një qendër të Vëllazërisë Myslimane pranë xhamisë Rabaa al-Adawiya në verilindje të kryqytetit.
 
Nga të parët u hodh gaz lotsjellës kundër demonstruesve por pastaj pasi këta refuzuan të shpërndaheshin, policia nisi të qëllojë në lartësinë e njeriut. Policia ka arrestuar 53 aktivistë, siç bën të ditur agjencia Mena, dhe ka konfiskuar armë, bomba Molotov etj.
 
"Në lumë gjenden me dhjetëra trupa". Dhe bilanci i viktimave sipas Haddad, mund të jetë shumë më i lartë. Disa dëshimtarë flasin për dhjetëra trupa të transportuar në morg. Al Jazeera bën të ditur për 120 të vdekur dhe mbi 4500 të plagosur në përleshjet e forta përpara xhamisë së Rabaa el Adaëeya.
 
egjipt

Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)