19 persona kanë mbetur të vrarë pasi një person sulmoi me thikë një qendër për njerëzit me aftësi të kufizuara në qytetin Sagamihara në Japoni.
Mediat lokale raportojnë se nga sulmi 25 persona kanë mbetur të plagosur, ku 20 prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së martës dhe autori është një 26-vjeçar, i cili u vetëdorëzua në polici. Sipas mediave autori është nje ish-i punësuar në qendrën ku kreu sulmin me 19 të vrarë.
Sulme të tilla janë tepër të rralla në Japoni dhe ngjarja njihet si një nder sulmet me më shumë të vrarë në dekadat e fundit.
26-vjecari ka deklaruar në polici se e kreu sulmin pasi “dëshironte të zhdukte të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuara nga kjo botë”

Autori i Masakres
Foto të tjera
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Foto të tjeraRedaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

VIDEO