Masakër në SHBA/ Sulm me armë në ndërtesën qeveritare, vriten 12 persona

Dymbëdhjetë persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën të premten gjatë një sulmi në një ndërtesë qeveritare në shtetin e Virxhinias.

Policia tha se autori hapi zjarr të një grup personash të gjendur në ndërtesë dhe më pas mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me autoritetet lokale. Në këtë aksion mbeti i vrarë edhe një punonjës policie.

Sulmi filloi pak pas orës lokale 16:00 në Qendrën Komunale të Virginia Beach, në një zonë ku ndodhen një numër ndërtesash qeveritare.

Shumica e viktimave u gjeten në tre katet e ndërtesës ku ndodhi sulmi, tha shefi i policisë James Cervera. Katër oficerë hynë në ndërtesë dhe e gjetën personin e armatosur brenda.

Autori i masakrës për shumë kohë kishte qënë punonjës i Departamentit të Punëve Publike të qytetit dhe motivi i vrasjes mbetet ende i panjohur.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet më 23 shkurt

Gjermani/ Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet më 23 shkurt